Sot u raportua në media se pronari i një lokali në Qendrën Tregtare “Prishtina Mall”, së bashku me vëllain e tij janë arrestuar pasi që kanë rrahur një punëtor të lokalit me grushte dhe çekan, i cili ka deklaruar se kjo ndodhi pasi që ai e kërkoi pagën.
Ndaj këtij rasti ka reaguar gazetari dhe drejtori i portalit FrontOnline, Enis Veliu, i cili ka përmendur edhe rastin tjetër të javës së kaluar, ku ishte arrestuar njëri prej aksionarëve kryesor të “Prishtina Mall” me dyshimin për dhënie të fajdeve në tri raste.
“Pronarin e arrestun per fajde e punetorin e paskan rrah pse e ka kerku pagen”, ka shkruar Veliu.
Fjala është për Skender Bajramin – pronar i Auto Sallon “Alberti”, i cili është aksionar në “Prishtina Mall” me 17 milionë euro investime.












