Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vendësit ta hulumtojnë sulmin në veri, hetimi ndërkombëtar i mirëseardhur që të kuptohet roli i Serbisë

01/10/2023 - 08:30
në Lajme
A A
Vendësit ta hulumtojnë sulmin në veri, hetimi ndërkombëtar i mirëseardhur që të kuptohet roli i Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Institucionet vendës të drejtësisë duhet që të hetojnë në mënyrë specifike sulmin në veri, ku mbeti i vrarë një rreshteri i Policisë, Afrim Bunajku, po vlerësojnë ekspertët e drejtësisë.

Sipas tyre, fillimisht duhet që vendorët të japin verdiktin e tyre se i përket të gjitha rrethanave e personave të përfshirë, për t’i lënë më pas rrugën hapur një hetimi të mundshëm ndërkombëtar. Krejt kjo në mënyrë që të vërtetohet përgjegjësia dhe roli i Serbisë në gjithë këtë ngjarje.

Drejtori në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, tha për Ekonomia Online se prokuroria dhe gjykata duhet ta hetojnë këtë rast, në mënyrë që të vërtetohet përgjegjësia e personave që kanë qenë të përfshirë në këtë akt, të cilin ai e quajti terrorist.

“Në radhë të parë institucionet e drejtësisë në Kosovë, me theks të veçantë prokuroria dhe gjykata duhet ta hetojnë, gjykojnë këtë rast, në mënyrë që të vërtetohet përgjegjësie e personave të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë akt terrorist ndaj rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, në anën tjetër një hetim ndërkombëtar nga ana e partnerëve të Kosovës, me theks të veçantë, shtetet mike, do të ishte i mirëseardhur për të hetuar ose për të kuptuar më çartë se cili ka qenë roli i Serbisë, i strukturave të Sigurisë në Serbi, për të mbështetur, këtë grup terrorist, i cili në njëfarë mënyre ka kryer akte terroriste, si duket qëllim ka pasur edhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës, por edhe paqen dhe sigurinë në këtë pjesë të rajonit”.
Miftaraj shtoi se edhe një hetim ndërkombëtar do të ishte i mirëseardhur për të qartësuar rrethanat e këtij sulmi dhe se

“Tani do të duhet të bëjë në bashkëpunim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe sigurisht se do të duhet të ishin shtetet të cilat janë të bashkimit evropian, shtetet demokratike, ShBA, Kanada, apo shtete të tjera të cilat në njëfarë mënyre do të ofronin siguri dhe të gjeturat e tij pastaj hulumtimi, hetimi të ishin të pranueshme për botën demokratike”.

“Unë jam i sigurt që e vërteta do të zbulohet pas hetimit dhe gjykimit të personave të përfshirë nga ana e institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës, duke marrë për bazë përmasat e këtij rasti, ku është cenuar paqja dhe siguria e Kosovës e cila e drejtpërdrejtë ka ndikim edhe në paqen dhe sigurinë e Ballkanit dhe atëherë sigurisht që një hetim gjithëpërfshirës, ku do të përfshihen shtetet demokratike, do të kishte një ndikim më të madh dhe do të ishte mesazh edhe për Serbinë, por edhe për çdo shtet që synon që të destbilizoj një shtet tjetër, e përmes të cilës pastaj do të mund të destabilizoj i tërë Ballkani Perëndimor”.

Edhe Anton Nrecaj, nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional, Prokuroria duhet që të ngreh aktakuzë kundër të arrestuarve mbi bazën e tri veprave penale për të cilat pretendohet se janë kryer.

Për hetimin ndërkombëtar thotë se një iniciativë të tillë, mund ta bëjnë të gjitha palët e interesuara, duke filluar Qeveria e Republikës së Kosovës, Bashkimi Evropian, ku përmes Parlamentit Evropian të vendoset që të ketë një hetim se çfarë ka ndodhur në ditën e së dielës në Basnjkë të Veriut të vendit, raporton EO.

“Fillimisht për deri sa janë duke vazhduar hetimet nga ana e Prokurorisë ndaj atyre personave të cilët janë arrestuar dhe ndaj të cilët mund të ngritet aktakuza mbi bazën e tri veprave penale të cilat janë bë publike është një proces gjyqësor, është një proces të cilin drejtësia duhet të merret, proces i cili sipas të gjitha gjasave do të merr kohë më shumë për shkak se kemi të bëjmë me një çështje, situatë shumë të ndjeshme dhe veprimet e tilla në proceset gjyqësore duhet të jenë, të përgatitura mirë dhe të ketë një balancim, një proces të drejtë gjyqësor ndaj gjithë atyre akterëve çfarë ka ndodhur. Një iniciativë të tillë, mund ta bëjnë të gjitha palët e interesuara, kush më tepër se palë e interesuar mund të jetë edhe vet Qeveria e Republikës së Kosovës, mund të jetë poashtu edhe vetë Bashkimi Evropian, ku përmes Parlamentit Evropian të vendoset që të ketë një hetim ndërkombëtar ose një hetim në kuadër të bashkimit evropian se çfarë ka ndodhur në ditën e së dielës në Basnjkë të Veriut të vendit”.

“ …mirëpo gjithë ai arsenal është futur dikah dhe në këtë kontekst duhet të bëhet hetimi fillimisht se nga kush e ka origjinën gjithë ky arsenal dhe kush qëndron prapa mbështetjes së këtij grupi terrorist, i cili me veprimet e tij tentoi që të nxisë konflikt dhe të nxis një luftë, në veri të Kosovës”.

“E gjitha kjo duhet të marrë një epilog, përjashto pjesën e procesit gjyqësor është komplet e organeve të hetuesisë dhe gjyqësia duhet të vazhdojnë punën e tyre e cila është e garantuar me Kushtetutë që të ketë një proces të pavarur dhe gjykimi të jetë i drejtë, në një kohë të arsyeshme bazuar në ato detyrime të cilat rrjedhin edhe nga Kushtetua e Republikës së Kosovës, mirëpo në situatën çfarë jemi kemi të bëjmë më çështje shumë të ndjeshme sepse pretendimet e Prokurorisë Speciale janë me akuza tejet të rënda, personat të cilët do t’i nënshtrohen procesit, ndaj të cilëve u caktuar masa e paraburgimit, rrezikojnë më burgim të përjetshëm sepse kështu parasheh korniza jonë ligjore”. /EO/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë