Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vendi pa qeveri dhe zgjedhjet në prag – Ministria e Nagavcit jep kontratë mbi 100 mijë euro për udhëtime me avion

05/12/2025 - 14:50
në Lajme
A A
Vendi pa qeveri dhe zgjedhjet në prag – Ministria e Nagavcit jep kontratë mbi 100 mijë euro për udhëtime me avion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Arsimit, e udhëhequr nga ministrja në detyrë Arbërie Nagavci, ka shpallur fituese të tenderit të fundit për udhëtime me avion kompaninë “AS TRAVEL CLUB” – të njëjtën kompani që vitet e fundit ka marrë pothuajse të gjitha kontratat e institucioneve shtetërore për bileta udhëtimi. Ndërkohë që vendi ende nuk ka një qeveri të re të formuar dhe zgjedhjet e parakohshme janë caktuar për 28 dhjetor, institucionet në detyrë po vazhdojnë të nënshkruajnë kontrata të mëdha financiare.

Ministria e Arsimit me datë 4 dhjetor 2025, ka nënshkruar tender për “Shërbime të transportit ajror për nevojat e MASHTI’t”.

Dy kompani kanë garuar për këtë tender: AS TRAVEL CLUB ‘SH.P.K me 117,003.00euro dhe Prime Tours & Travel SH.P.K, me 117,003.00 euro.

Ndërkohë, fituese është zgjedhur kompania AS TRAVEL CLUB ‘SH.P.K.

Vlera e përgjithshme e këtij tenderi është 117,003.00 euro.

Marrëveshja do të mbulojë nevojat e udhëtimeve ajrore të zyrtarëve të ministrisë për një periudhë 3 vjecare.

Në vitet e fundit, ka pasur raportime lidhur me kompaninë “AS TRAVEL CLUB” SH.P.K. e cila po rezulton fituese e një numri të madh tenderësh publikë për shërbime të udhëtimit me avion, të shpallur nga institucionet qendrore në Kosovë.

Vetëm gjatë vitit 2024, Presidenca, Kuvendi dhe disa ministri kanë nënshkruar kontrata me këtë kompani me vlera që arrijnë qindra mijëra euro.

Kuvendi i Kosovës ka lidhur kontratë në vlerë prej rreth 294 mijë euro për 600 bileta avioni, ndërsa Presidenca ka dhënë një tender prej 50 mijë eurosh përmes procedurës së negocimit me vetëm një ofertues.

Ministria e Punëve të Jashtme gjithashtu ka nënshkruar kontrata të mëdha me “AS Travel”, mes tyre një tender prej 684 mijë eurosh në vitin 2024 dhe një tjetër prej 741 mijë eurosh në vitin 2023.

Kontrata të reja me të njëjtën kompani janë dhënë edhe nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Industrisë, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu e Kryeziu kërkojnë rinumërim, i drejtohen Gjykatës Supreme: “Rezultati nuk mund të certifikohet me gabime”

Haxhiu e Kryeziu kërkojnë rinumërim, i drejtohen Gjykatës Supreme: “Rezultati nuk mund të certifikohet me gabime”
03/07/2026 - 17:07

Dy deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës i janë drejtuar Gjykatës Supreme me ankesë kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kërkuar rinumërimin e...

Më shumëDetails

“MUP”-i serb ia mvesh një vepër Osman Selmanit që e arrestuan në Mutivodë: Dyshohet se vrau një çift serb në Sofali të Prishtinës

“MUP”-i serb ia mvesh një vepër Osman Selmanit që e arrestuan në Mutivodë: Dyshohet se vrau një çift serb në Sofali të Prishtinës
03/07/2026 - 17:02

Ministria e Brendshme e Serbisë kanë njoftuar për arrestimin e Osman Selmanit në pikën kufitare në Mutivodë. Sipas “MUP”-it serb, arrestimi i tij është bërë na një operacion...

Më shumëDetails

Arrestohet nga Serbia një kosovar

Arrestohet nga Serbia një kosovar
03/07/2026 - 16:45

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nga Serbia në pikën kufitare Mutivodë. Familjarët e Osman Selmanit njoftuan se Osman Selmani është dërguar në Beograd në Prokurorinë për Krime...

Më shumëDetails

Misetic i reagon Avokatit të Popullit të Speciales pasi foli për “pavarësi” në kryerjen e detyrave: Në 6 vjet s’keni kontaktuar fare avokatët e Thaçit

Misetic i reagon Avokatit të Popullit të Speciales pasi foli për “pavarësi” në kryerjen e detyrave: Në 6 vjet s’keni kontaktuar fare avokatët e Thaçit
03/07/2026 - 16:28

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic, i ka reaguar Avokatit të Popullit të Gjykatë Speciale, Pietro Spera, pasi ky i fundit përmes një video të publikuar sot...

Më shumëDetails

“Kam sakrifikuar shumë, jetoj me pasoja…”, rrëfimi i Elshanit për ngjarjet e luftës në Istog (Video)

“Kam sakrifikuar shumë, jetoj me pasoja…”, rrëfimi i Elshanit për ngjarjet e luftës në Istog (Video)
03/07/2026 - 16:00

Naim Elshani, në “Kosova Today”, ka rrëfyer detaje të rënda nga ngjarjet e luftës në komunën e Istogut, duke përshkruar momentet e 6–7 majit 1999, kur forcat serbe...

Më shumëDetails

Arrestohet në Dhërmi i kërkuari për mashtrim financiar përmes Call Center

Arrestohet në Dhërmi i kërkuari për mashtrim financiar përmes Call Center
03/07/2026 - 15:53

Granit Pepnikaj është arrestuar nga Policia e Vlorës në Dhërmi, ku ndodhej i fshehur në një rezidencë. Burime për Top News bëjnë me dije se Pepnikaj ishte shpallur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Zoti ju vraftë”, “thirre ndihmën e shpejtë”, dalin pamjet kur shkrep arma në sheshin e Podujevës, njëri nga personat rrëzohet

    “Zoti ju vraftë”, “thirre ndihmën e shpejtë”, dalin pamjet kur shkrep arma në sheshin e Podujevës, njëri nga personat rrëzohet

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Përleshja në Podujevë, dalin detaje të reja: Konflikti dyshohet se lidhet me një vdekje misterioze të para pesë vitesh

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Reagon Muja pas mbylljes së qumështores “Vita”: Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, qytetarët tanë duhet të dinë se çka hanë e çka pinë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Super ofertat e hapjes ju presin në pikën e re të Emona Center

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë