
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 93 vota për ka miratuar pezullimin e Rusisë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut, gjatë një mbledhjeje të mbajtur në New York.
Vendimi pason akuzat për krime lufte nga trupat e Kremlinit në Ukrainë, shkruan BBC.
Në mesin e shteteve që votuan pro suspendimit, çuditërisht ishte edhe Serbia që udhëhiqet nga Aleksandër Vuçiq.
Kujtojmë se kundër votuan 24 shtete ndërsa abstenuan 58.
Vlen të theksohet se ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, akuzoi Rusinë për abuzime “të tmerrshme”, duke ngritur çështjen e vrasjeve të dyshuara të civilëve në qytetin Bucha.
Ndwrsa, përfaqësuesi i Rusisë, Genadi Kuzmin, dënoi votimin dhe kombe të tjera, përfshirë Korenë e Veriut dhe Sirinë, u rreshtuan përkrah tij.












