Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vendimi i Gjykatës: Si do t’i verifikojë qeveria rreth 19 mijë e 500 veteranë?

18/07/2025 - 21:15
në Kryesore, Lajme
A A
Rreth 70 milionë euro të paguara për pensionet e veteranëve gjatë 2023-tës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me nga 1 vit burg u dënuan 10 prej të akuzuarve në rastin ‘Veteranët’.

Në mesin e të dënuarve edhe Agim Çeku, Rrustem Berisha, Shkumbin Demaliaj, Sadik Halitjaha e të tjerë.

Të gjithë, u dënuan për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lidhur me rritjen e numrit të veteranëve luftëtarë.

“Të akuzuarit Agim Çeku, Sadik Halitjaha, Shkumbim Demalia, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari janë fajtorë për veprën penale keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të kodit penal të Republikës së Kosovës dhe gjykata në bazë të dispozitave të kodit të procedurës penale të kodit penal të Republikës së Kosovës të akuzuarit i gjykon me dënim me burgim secilin veç e veç me kohëzgjatje prej 1 viti”, tha gjyqtari i rastit gjatë seancës.

Megjithatë, përveç dënimit, Gjykata Themelore në Prishtinë e obligoi qeverinë që të formojë komisione të veçanta dhe të bëjë rishqyrtimin e listës prej 19 mijë e 500 veteranëve, për të cilët Prokuroria Speciale pretendon se e kanë fituar statusin me dallavere.

“Obligohet Qeveria e Republikës së Kosovës që të formojë komisione përkatëse që në procedurë administrative të bëj rishqyrtimin e listës prej 19,500 personave aplikues veteran luftëtarë si në shtojcën e aktakuzës së prokurorisë speciale në afat prej 1 viti pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë”, ka thënë Gazmend Bahtiri, kryetar i trupit gjykues.

Megjithatë, ky verifikim pritet të fillojë pasi që aktgjykimi ta marrë formën e prerë. Kjo ndodh pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Deri më tash nuk ka pasur ndonjë reagim nga qeveria, për mënyrën se si do të bëhet verifikimi i 19 mijë e 500 veteranëve, nëse aktgjykimi merr formën e prerë.

Ka reaguar ish-prokurori i këtij rasti, Elez Blakaj, i cili paralajmëroi se Apeli do ta ndryshojë vendimin.

“Për ata që kanë mashtruar, gënjyer, shpifur si dhe për ata që kanë futur duart në rast, mos u bëni marak, sepse Apeli e kthen rastin përsëri në rigjykim! Miq, manipuluesit dhe avokuesit e tyre qëllimisht e përdorin vetëm shprehjen VETERANË në debate publike, me qëllim që të krijojnë mjegull dhe shfajësim, duke e shmangur kategorizimin e tyre, ani pse e dinë shumë mirë që pension, sipas këtij ligji, marrin vetëm dy kategori: Invalidi i luftës së UÇK-së dhe Veterani luftëtar i UÇK-së”, ka shkruar ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 16 prill 2021 të akuzuarit i kishte liruar nga akuza. Por, Gjykata e Apelit më 26 prill 2022 e ka kthyer në rigjykim këtë rast.

“Departamenti Special i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka vendosur që ta aprovoj ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, ndërsa ta anuloj aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, PKR.nr.230/2018, i datës 16 prill 2021 dhe kjo çështje penale do t’i kthehet në rigjykim dhe rivendosje të njejtës gjykatë“, thuhej në komunikatë.

Të dyshuarit edhe herën e parë ishin liruar nga akuzat.

“Me aktgjykimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të akuzuarit A.Ç., N.L., S.H., Sh.D., Q.G., Sh.B., A.D., Rr.B., F.F., S.E., F.Sh. dhe Xh.J., janë liruar nga akuza për shkak të veprës penale në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422, paragrafi 1. lidhur me nenin 31 të KPRK“, thuhet tutje në komunikatë.

Me aktakuzën e PSRK-së, po ashtu ishte kërkuar që Gjykata Themelore në Prishtinë, të urdhërojë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që të pezullonte pagesën e pensioneve për 19 mijë e 500 veteranë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor, raporton Betimi për Drejtësi.

Por, më 1 prill 2019, gjykata e kishte refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se propozimi për masën e përkohshme nuk është ndaj të akuzuarve, por ndaj MPMS-së, si palë e tretë.

Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë thuhet se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të akuzuarit duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 88.769.217.04 euro.

JU REKOMANDOJMË

Putini në mbështetje të Iranit: Rusia qëndron pranë si partnere besnike

Putini në mbështetje të Iranit: Rusia qëndron pranë si partnere besnike
21/03/2026 - 18:18

Presidenti rus Vladimir Putin i uroi udhëheqësit iranianë për Novruzin dhe tha se Moska mbetet një mik besnik dhe partner i besueshëm për Teheranin, tha Kremlini të shtunën....

Më shumëDetails

Tragjedia në Bokshiq të Klinës: Ky është vik’tima që u qëllua për vde’kje!

Tragjedia në Bokshiq të Klinës: Ky është vik’tima që u qëllua për vde’kje!
21/03/2026 - 18:02

Faruk Isufi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Bokshiq të Klinës raporton IndeksOnline. Të njejta burime tutje...

Më shumëDetails

Sorensen pas takimit në DASh: Siguruam harmonizimin në hapat përpara

Sorensen pas takimit në DASh: Siguruam harmonizimin në hapat përpara
21/03/2026 - 17:52

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar të premten një takim me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e...

Më shumëDetails

“Historia do të mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste”, Rama i zëshëm ndaj kundërshtarëve

Nga 1 janari paga minimale 500 euro në Shqipëri
21/03/2026 - 17:48

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një fjalimi të mbajtur në Asamblenë partiake, tha se durimi duhet të jetë heroik përballë sfidave dhe...

Më shumëDetails

Kancelari gjerman e kritikon kryeministrin hungarez Orban: Shkeli besnikërinë

Kancelari gjerman e kritikon kryeministrin hungarez Orban: Shkeli besnikërinë
21/03/2026 - 17:44

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar ashpër Hungarinë për bllokimin e progresit në një kredi të madhe të Bashkimit Evropian për Ukrainën, duke e cilësuar këtë si një...

Më shumëDetails

Ngjarje e rëndë në Klinë – Një burrë vr’et vëllain e vet

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, viktimat dy vëllezër – i dyshuar dhëndri i tyre
21/03/2026 - 17:27

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Klinës. Pas një fjalosjeje, një burrë ka sulmuar me armë zjarri vëllain e tij, i cili si pasojë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    354 Shpërndaje
    Shpërndaje 142 Tweet 89
  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë