Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vendimi i MASHT për blerjen e librave, reagon SBASHK: Veprim i gabuar dhe i përsëritur

13/08/2024 - 16:51
në Kryesore, Lajme
A A
Paralajmërimi për grevë – Nagavci i reagon ashpër Rrahman Jasharajt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit që t’ua transferojë edhe sivjet paratë prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor.

Nga SBASHK e kanë quajtur këtë vendim të gabuar, derisa kanë thënë se Këshilli i Prindërve duhet ta thotë fjalën e vetë lidhur me “këtë veprim të gabuar e të përsëritur të MASHTI’it”, raporton Express.

Ata thonë se nuk janë marrë parasysh kritikat e këshillat e tyre.

“U pa se MASHTI nuk ka dëgjuar kritikat e arsyeshme e as këshillat tona, të Këshillit të prindërve e as të palëve tjera dhe do ta përsërisë gabimin. Konsiderojmë se Këshilli i prindërve duhet ta thotë fjalën e vet lidhur me këtë veprim të gabuar e të përsëritur të MASHTI-t sepse ata janë zëri i prindërve të Kosovës, ndërsa ne do të vazhdojmë të jemi zë i anëtarësisë sonë në kërkim të dialogut dhe realizimit të kërkesave.

Zonja Nagavci duhet të merret me këto kërkesa, që në mënyrë të shkruar prapë ia kemi ripërsëritur dhe ia kemi dorëzuar zëvendësministrit Kelmendi në takimin me ftesën e tij. Për këshillat e saj se çfarë duhet të bëjë SBASHK nuk kemi nevojë se ne veprojmë bazuar në zërin dhe kërkesat e anëtarësisë. Të gjithë duhet ta arsyetojmë e respektojmë besimin e atyre që përfaqësojmë”, thuhet në reagim.

Ky është viti i dytë radhazi që Ministria e Arsimit do t’u ndajë mjete në llogaritë e tyre bankare prindërve që ata t’i blejnë vetë librat shkollore për fëmijët e tyre në shkollë fillore.

“Edhe sivjet, tekstet dhe mjetet mësimore do të ofrohen si në praktikën e vitit të kaluar duke subvencionuar prindërit”, tha Ministrja Arbërie Nagavci në një konferencë për media.

Ajo tha se prindërit mund të fillojnë të aplikojnë online qysh nga e mërkura e 14 gushtit në platformën E-Kosova për rimbursim.

JU REKOMANDOJMË

Edhe Aleanca shkon në sallën e Kuvendit të Kosovës

Edhe Aleanca shkon në sallën e Kuvendit të Kosovës
18/08/2026 - 11:26

Ftesës së Partisë Demokratike të Kosovës për mbajtjen e seancës konsituive, i është përgjigjur pozitivisht Aleanca. Dy deputetët e kësaj partie Besnik Tahiri dhe Albana Bytyqi, tashmë kanë...

Më shumëDetails

Haxhiu: Kurti do të zhvillojë një tjetër takim me LDK-në për çështjen e presidentit

Haxhiu: Kurti do të zhvillojë një tjetër takim me LDK-në për çështjen e presidentit
18/08/2026 - 10:42

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë këtyre ditëve do të zhvillojë një tjetër takim me LDK-në....

Më shumëDetails

Haxhiu: Duhet të gjendet një president konsensual, LVV-ja shpreh gatishmëri

Haxhiu: Duhet të gjendet një president konsensual, LVV-ja shpreh gatishmëri
18/08/2026 - 10:34

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur konferencë për media pas takimit me liderët e subjekteve politike, ku është diskutuar për situatën politike dhe...

Më shumëDetails

E rëndë në Obiliq: Një person gjendet i vdekur në vendin e punës

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
18/08/2026 - 10:09

Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në Shipitullë të Obiliqit. Rasti është raportuar më 16 gusht, rreth orës 21:00. Sipas policisë,...

Më shumëDetails

Hoxhaj për takimin e thirrur nga Haxhiu: S’ka proces tjetër politik pa u konstituuar Kuvendi

Hoxhaj: Serbia ka për qëllim t’i shndrrojë komunat në veri në pikën më të tensionuar në Evropë
18/08/2026 - 09:50

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se në Kosovë, sipas tij, nuk funksionon më rendi kushtetues dhe se i vetmi proces politik legjitim në...

Më shumëDetails

Çitaku: Albin Kurti të vijë në Kuvend dhe të hapë rrugën për rikthimin e rendit kushtetues

Çitaku Kurtit: Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Grenelli i keq, Lajçak i keq, vetëm ti e ke mirë a po Albin?
18/08/2026 - 09:34

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me anëtarë të Rinisë Demokratike të Kosovës, ka zhvilluar edhe sot një aksion para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vihet gurthemeli i kishës katolike në nj fshat të Vushtrrisë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dolce shfaqet provokuese në paraqitjen e re (Foto +16)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Buzhala: Sot pritet anulimi i tenderit 15 milionësh të fituar me dokument të falsifikuar nga IP Petrol e Shaip Mikullovcit!

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë