Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vendimi për Planin Rregullues “Kalabria”, Oda Amerikane-asambleistëve: Ky dokument duhet të pezullohet dhe të rishqyrtohet

04/07/2024 - 16:07
në Kryesore, Lajme
A A
Vendimi për Planin Rregullues “Kalabria”, Oda Amerikane-asambleistëve: Ky dokument duhet të pezullohet dhe të rishqyrtohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Oda Ekonomike Amerikane, u është drejtuar me një letër anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku në emër të kompanive anëtare ka shprehur shqetësimet lidhur me vendimin e Komunës për Planin Rregullues të Hollësishëm të lagjes “Kalabria”.

Në reagimin e Odës thuhet se kompanitë anëtare besojnë se ky vendimi me të cilin është miratuar ky plan duhet të pezullohet dhe të rishqyrtohet organet përgjegjëse të nivelit qendror ose lokal, raporton Express.

“Kompanitë tona anëtare besojnë se ky dokument duhet të pezullohet dhe të rishqyrtohet organet përgjegjëse të nivelit qendror ose lokal. Plani Rregullues i Hollësishëm (PRrH) duhet të bazohet në parimet demokratike, pjesëmarrjen e qytetarëve dhe përfshirjen e të gjitha subjekteve të prekura. Ai duhet të akomodojë potencialin zhvillimor të qytetarëve dhe bizneseve në zonë. Koeficienti i ndërtimit i përshkruar në këtë dokument duhet të përputhet me mundësitë dhe nevojat reale të hapësirës, duke siguruar zhvillim të ekuilibruar dhe duke inkurajuar investimet”, thuhet në reagim,.

OAEK ka kërkuar nga anëtarët e Kuvendit Komunal që të ndërmerin masat e nevojshme, për rishikimin e veprimeve të fundit të Komunës së Prishtinës që lidhen me dokumentet e planifikimit hapësinor.

“Dokumentet e planifikimit hapësinor janë të një rëndësie të veçantë për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të balancuar. Ato duhet të promovojnë qeverisjen e mirë, shfrytëzimin e duhur të tokës dhe interesat e të gjithë qytetarëve. Përveç kësaj, këto dokumente duhet të krijojnë mundësi për zhvillim dhe investim të qëndrueshëm duke ruajtur mjedisin dhe trashëgiminë kulturore.

Kompanitë tona anëtare theksojnë rëndësinë e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe Planit Rregullues i Hollësishëm (PRrH) për lagjen Kalabria. Këto plane duhet t’u përmbahen parimeve të planifikimit hapësinor dhe të përfshijnë konsultime të plota me publikun dhe komunitetin”, thuhet në reagim.

Në fund, Oda Ekonomike Amerikane ka thënë sembetet e përkushtuar që të ofrojë ekspertizën e saj, duke nxitur përpjekjet bashkëpunuese për të siguruar që aktivitetet e autoriteteve qendrore dhe lokale të mbështesin ndërmarrjet dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.

“Planifikimi gjithëpërfshirës do të çojë në zhvillim të qëndrueshëm dhe do të krijojë potencial ekonomik për rajonin. Duke ju falënderuar paraprakisht për konsideratën tuaj, ju ofrojë gatishmërinë tonë për të sqaruar më tej këtë shqetësim të kompanive tona anëtare”, përfundon reagimi.

JU REKOMANDOJMË

Arifi: Shteti ka dështuar në aspektin e lobimit për katërshen e UÇK-së

Arifi: Shteti ka dështuar në aspektin e lobimit për katërshen e UÇK-së
22/08/2026 - 20:58

Profesori universitar, Dritëro Arifi, ka deklaruar se shteti i Kosovës ka dështuar në lobim dhe diplomaci për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Duke...

Më shumëDetails

Komandanti i Shtabit të NATO’s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, KFOR jep detaje

Komandanti i Shtabit të NATO’s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, KFOR jep detaje
22/08/2026 - 20:45

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutash, ka pritur në takim, gjeneral James C. Fowler, komandant i Shtabit të NATO-s në Sarajevë. Në njoftim bëhet e ditur se, takimi u...

Më shumëDetails

Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit

Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit
22/08/2026 - 20:19

Dy vite pasi që kishte qenë temë kyçe për një kohë, Ura e Ibrit, më saktësisht, hapja e saj, sërish është vendosur në qendër të vëmendjes në skenën...

Më shumëDetails

Zjarri në Bajgorë, zjarrfikësit dhe ekipet e Kërkim-Shpëtimit ende në terren

Zjarri në Bajgorë, zjarrfikësit dhe ekipet e Kërkim-Shpëtimit ende në terren
22/08/2026 - 20:09

Zjarrfikësit dhe ekipet e Kërkim-Shpëtimit po vazhdojnë të qëndrojnë në terren në Bajgorë, pas zjarrit që ka përfshirë zonën. Ekipet emergjente janë duke punuar për menaxhimin e situatës...

Më shumëDetails

Qytetarët kundër çmimeve të larta të derivateve, thonë se janë të papërballueshme

MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve
22/08/2026 - 19:52

Rritja e çmimeve të derivateve po vazhdon të rëndojë xhepat e qytetarëve në Kosovë, duke shtuar edhe më tej barrën e një kostoje jetese tashmë të lartë. Me...

Më shumëDetails

Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri/Video

Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri/Video
22/08/2026 - 19:48

Një operacion i koduar “Anchor” është finalizuar në Durrës, duke goditur një rast të dyshuar të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Kanadaja drejt Shqipërisë. Në kuadër të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pacolli njofton mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e Radoniqit: Ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Mashtrim i hapur” – Deputeti i VV-së reagon ndaj deklaratave për rikthimin e Thaçit si President

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Pusho i qetë, melaqja jonë”, bashkëshortja kujton 32-vjeçarin që humbi jetën në KEK

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë