
Ka nisur publikimi i listave të kandidatëve për deputet, sipas njoftimit të KQZ-së janë numëruar mbi 90% të votave, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Në mesin e shumë emrave garës i patën hyrë edhe kryetarë të komunave të Kosovës.
Garës për deputet i kishte hyrë edhe kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi i cili vjen nga radhët e LDK-së, e që në këto zgjedhje Gashin e ka “tradhtuar” vendëlindja e tij fshati Kryeshec duke marrë vetëm 212 vota gjithsej.

Fshati Kryeshec më shumë vota i kishte dhënë Halil Thaçit nga radhët e LVV-së, pasiqë në Kryeshec Thaçi ka marrë gjithsej 351 vota.













