Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Vendlindja thërret ka miliona të ruajtur në Amerikë”, Dalladaku rrëfen si e mori këtë informacion

16/01/2022 - 23:04
në Lajme
A A
“Vendlindja thërret ka miliona të ruajtur në Amerikë”, Dalladaku rrëfen si e mori këtë informacion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Biznesmeni Faton Dalladaku ka rrëfyer për mashtrimet që i bënë Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi. Dy persona që ai thotë që iu prezantuan edhe si përfaqësues të ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli e nënkryetarit, Xhavit Haliti.

Në InDoks, prodhim i Gazetës Insajderi Dalladaku rrëfen për  përvojën e gjatë që e pati me Rrahim Hashimin e Kadri Rexhepin por edhe me Ekrem Likën. Ai përmendin edhe fondet e luftës. Më konkretisht ato të “Vendlindja Thërret”.

Sipas tij grupi i Kadri Veselit priste para nga ky fond.

“Prej vitit 2011 siç e ceka edhe më herët fillova të ju jap mjete të gatshme grupit të Kadri Veselit, Rrahim Hashimit dhe  Ekrem Likës dhe kjo vazhdojë edhe në 2012-ën. Kinse ata pritshin mjete prej diku “Vendlindja thërret”, në Amerikë sot a nesër me mi kthy mjetet por edhe mjetet e veta sepse planifikofshin në shtator në zgjedhjet e parakohshme, shumë interesant është  – u përputheshin gjërat”, deklaroi ai.

Ndërkohë, hedh akuza të rënda ndaj PDK.

“Dhjetë vjet i kanë fsheh ato pare, tash po i merr PDK-ja, pare ilegale më thoshin edhe ju kam thënë nuk pranojë pare ilegale dhe më kanë bind smundesh me pas ti pare ilegale nëse i ki bank duhesh me pagu tatim për ato pare mi rujt”, sqaron tutje ai.

Ai thotë se ka incizime derisa Kadri Rexhepi i përmend se sa miliona po prisnin nga fondi “Vendlindja thërret”.

“Në incizime ka, Kadri Rexhepi i përmend. Fillimisht janë kanë disa, mandej 20 mandej 29 milionë. Unë pak kam besu, mirëpo thosha mos po derdhet pak mjete atëherë ti tërheqi të mijat dhe ti bllokojë po fatkeqësisht nuk ndodhi”, rrëfeu ai për InDoks.

Por sa para, sipas Dalladakut ia ka marrë grupi i Rrahim Hashimit me Kadri Rexhepin?

“Sipas dokumentacionit që e kam dorëzuar në gjykatë Rrahim Hashimin për pare të gatshme po flas pa kolaterale, pa hipoteka vec pare të gatshme sikur që e keni parë në kamera ato 50 mijëshet janë 800 mijë euro. Gjenë arsyetime për gjithçka. Kur i kam dhënë mjetet, paret që i kam dhënë p.sh 800 mijë menjëherë, 5 mijë, 10 mijë , 20 mijë për atë është mbledh krejt shuma se çdo herë i kam regjistru këtë, mbi 800 mijë dikun 800 e 40 e diçka mijë euro”, thekson Dalladaku. .

Pas shumë kohe e procesesh gjyqësore, Gjykata Supreme në fund vendosi që të binin akuzat për mashtrim kundër Kadri Rexhepit e Rrahim Hashimit, për videot që janë bërë nga Dalladaku e ku ata shihen në to duke marrë shumë para.

Në vendim Gjykata Supreme kishte konstatuar se në këtë çështje penale kishte arritur parashkrimi relativ i ndjekjes penale, meqenëse për veprën penale për të cilën është dënuar Kadri Rexhepi maksimumi i paraparë ligjor është pesë vjet, çka sipas tyre, e bën pretendimin e mbrojtësve të bazuar.

Përveç telasheve me Kadri Rexhepin e Rrrahim Hashimin. Faton Dalladaku për herë të parë në intervistë për InDoks ka rrëfyer edhe për problemet me grupin e Ismet Currit, i njohur si “Curri”. Pastaj për rastin me biznemesnnin Zekë Jasiqi.

Në këtë intervistë Dalladaku përmend edhe telshat që ka me vëllezërit Arben e Astrit Krasniqi, të njohur si djemtë që në Kosovë sollën aparatat e bixhozit. Apo të njohur si djemtë e “Apexave”.

Jo rrallë herë në këtë rrëfim përmendet termi shantazh, zhvatje, marrje pronash e parash.

Rrëfimi i Dalladakut duke sikur një histori filmi.

Dokumentari i plotë: Rrëfimi i Faton Dalladakut – Viktima e ‘Currit’, ‘Apexave’ dhe të tjerëve:

 

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën
Lajme

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18/07/2025 - 22:55
Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë
Lajme

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

18/07/2025 - 22:36
Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë
Kryesore

Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë

18/07/2025 - 22:27
Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht
Lajme

Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

18/07/2025 - 22:23
Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse
Lajme

Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

18/07/2025 - 22:13
Policia gjen produkte medicinale në një objekt në Mitrovicë të Veriut, nuk dihet të kujt janë
Lajme

Rreziku nga spiunët, Serbia synon destabilizimin e Kosovës

18/07/2025 - 22:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë