Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Vepra e kryer pa dëshirën time nuk është vepër e imja”- Çfarë deklaroi Andi “Italiani” para trupit gjykues

08/08/2023 - 12:57
në Kryesore, Lajme
A A
“Vepra e kryer pa dëshirën time nuk është vepër e imja”- Çfarë deklaroi Andi “Italiani” para trupit gjykues
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përleshja me armë në lokalin “Bon Vivant” të premtën që shkoi la të vdekur një person dhe të plagosur tre të tjerë. Andi Pajaziti, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti të implikuar në këtë rast iu caktua një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore.

Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani” është i dyshuari kryesor për vrasjen e Kastriot Ramadanit.

Në seancën që u zhvillua të dielën, Fanol Krasniqi avokat i Andi Pajazitit deklaroi se vepra e klientit të tij është kryer në vetmbrojtje.

“Vepra e kryer pa dëshirën time nuk është vepër e mija, pikërisht kjo thënie ka të bëjë me të mbrojturin tim i cili është gjetur në një situatë vdis ose mbroje veten. Se është gjendur Andi në këtë situatë flet përshkrimi faktik i kërkesës për caktimin e masës së parabrugimit dhe flasin edhe raportet mjekësore që tani më gjendet në repartin ku është mjekuar. Kualifikimi në këtë fazë ia ka rënduar pozitën të pandehurit mbi bazën se tani më keni një viktimë por ajo viktimë është pa dashjen e tani të pandehurit Andi”, thuhet në dosjen e siguruar nga Insajderi.

“Se sulmi ka ndodhur në vazhdimësi dhe pa ndërprerë nga ana e sulmuesit flet kërkesa për caktimin e paraburgimit. I vetmi veprim i Andit ka qenë që ta zmbraps sulmin i cili ka qenë i vërtetë, i kundërligjshëm në drejtim të tij. Pra Andi me një veprim ka zmbrapsur sulmin dhe është munduar të gjejë rrugën dhe të ikë nga vendi ku ka ndodhur kjo ngjarje tragjike”, ka deklaruar tutje avokati Krasniqi.

Ndërsa i pandehuri Andi Pajaziti lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit tha se nuk është në gjendje të flasë dhe se e mbështet fjalën e avokatit të tij.

Si ndodhi ngjarja që tronditi Prishtinën?

Në një ambient publik, duke rrezikuar jetët e plot njerëzve, Andi Pajaziti dhe Dukagjin Nikollaj filluan t’i ‘qërojnë” hesapet e disa konflikteve që kishin pasur më parë. Duke lënë të vdekur një person e dhjetëra tjerë të lënduar, Nikollaj nën shoqërinë e Hisni Gecaj dhe të ndjerit Kastriot Ramadani dhe nga ana tjetër Pajazitaj me Gëzim Zakuti, filluan të gjuajnë me armë në ambientet e “Bon Vivantit”, ku si qëllim kishin të vrisnin njëri-tjetrin

Si nisi sherri i madh?

Nga kjo përleshje mbeti i vrarë Kastriot Ramadani i cili ishte nën shoqërinë e Dukagjin Nikollaj dhe Hisni Gecaj. Burimet e Insajderit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se përplasja nisi kur në lokalin “Bon Vivant” hyri Andi Pajaziti bashkë me Gëzim Zakutin.

Sipas burimit, sapo dyshja ka hyrë brenda kafiterisë, fillimisht Kastriot Ramadani ka goditur Andi Pajazitin me një shishe në kokë e më pas kanë nxjerrë armët dhe kanë filluar të shtënat.

“Në lokalin e lartë cekur kanë ardhur të pandehurit Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti dhe kanë qëndruar në këmbë në afërsi të tavolinës ku ishin të ulur të pandehurit Dukagjin Nikollaj i cili gjendet në arrati dhe tani i ndjeri Kastriot Ramadani, në atë moment më të vërejtur se në lokal kanë hyrë të pandehurit Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti, në atë moment, atëherë i ndjeri Kastriot Ramadani e ka nxjerr armën e zjarrit nga brezi kurse i pandehuri Dukagjin Nikollaj i cili gjendet në arrati, e ka nxjerr armën e zjarrit nga një çantë e dorës, ashtu që për një moment fillojnë të përleshen fizikisht”, ka thënë burimi i Gazetës brenda Prokurorisë.

Tutje, sipas informative që ka arritur t’i siguroj Gazeta – I pandehuri Andi Pajaziti ka shkrepur me armë zjarri në drejtim të të ndjerit Kastriot Ramadani i cili pas plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK.

“Rrahja fizike fillimisht ka ndodhur mes Andi Pajziti me të pandehurin Dukagjin Nikollaj, më pas i ndjeri Kastriot Ramadani e godet me një shishe qelqi në kokë disa herë të pandehurin Andi Pajazitin, në atë moment i pandehuri Andi Pajaziti nxjerr armën e zjarrit nga brezi dhe shkrepë në drejtim të tani të ndjerit Kastriot Ramadanit, kurse i pandehuri Dukagjin shkrep me armë të zjarrit në drejtim të të pandehurit Andi Pajaziti, si dhe i ndjeri Kastriot Ramadani po ashtu shkrepë me armë zjarri në drejtim tij”, ka thënë burimi.

Sipas këtyre informave në këtë përleshje ka qenë edhe një person I tretë në tavolinë me Dukagjin Nikollaj e Kastriot Ramadanin – por identiteti i tij ende nuk është zbuluar nga Prokuroria.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë