Sot është raportuar për shpërthime në veri të Mitrovicës, saktësisht tek tre rrokaqiejt, ngjarje për të cilën raportoi Veriu.info.
Serbët po kundërshtojnë zyrtarët e KQZ-së që shkuan në veri për organizimin e zgjedhjeve që janë caktuar më 18 dhjetor.
Pas këtyre zhvillimeve në veri të Mitrovicës ka qëndruar gazetari i Veriu.info për të parë nga afër gjendjen e sigurisë.
Nga video e realizuar nga gazetari i Veriu.info shihet se veriu i Mitrovicës është boshatisur tërësisht, duke u parë shumë pak lëvizje.
Madje në rrugët e veriut nuk shihem askund as Policia e Kosovës.












