Telat gjembor që kishin qëndruar këtu për më shumë se 10 ditë tashme janë larguar nga vet ata qe i vendosen, ushtarët e KFOR-it.
Të martën, në Zveçan janë vërejtur edhe më pak protestues në numër në krahasim me ditët e kaluara, të cilët po qendrojnë në afërsi të objektit të komunës.
E, ndryshe nga ditët e tjera, aty munguan zyrtarë të Listës Serbe.Edhe pjesëtarë të KFOR-it pati më pak.
Ndërkohë në Leposaviq qytetarët protestues gjatë të martës janë marrë edhe me aktivitete.Shahu e futbolli ishin atraksionet e ditës së sotme për ta.
Madje disave iu bashkuan edhe ushtarë të misionit të NATO-s.
Edhe këtu kishte më pak protestues.
Në objekt u fut edhe një veturë me targa të Policisë së Kosovës e cili barte persona që kujdesen për higjenen sanitare të objektit.E, gjendja po vëzhgohej edhe nga ajri.
Si asnjëherë më parë gjatë protestave të komunitetit serb, protestuesit në Leposaviq të martën u larguan rreth orës 15:00.
Ndryshe, në objektin e komunës së Leposaviqit që nga 26 maji gjendet akoma kryetari Lulzim Hetemi.












