
Gazeta Online Veriu.info hap konkurs për 2 gazetarë/e dhe 2 praktikantë/e.
Veriu.info po vazhdon të zhvillohet dhe të rris audiencën, andaj kërkon gazetarë/e dhe praktikantë/e ambicioz.
Të gjithë ata që kanë kryer, ose janë në përfundim të studimeve për gazetari, gjuhë/letërsi shqipe, juridik, ekonomi, shkenca politike, filozofi, sociologji dhe kulturë mund të aplikojnë.
Kualifikimet:
• Përvojë pune si gazetar
• Të ketë aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe drejtshkrimore
• Aftësi për punë ekipore dhe gatishmëri të punojë nën presion
• Preferohet njohja e gjuhës angleze
Ndërsa për të interesuarit për pozitën e praktikantit, nuk kërkohet përvojë pune. Praktika do të jetë me pagesë për ata që e kalojnë fazën testuese prej 7 ditësh.
Të interesuarit janë të mirëpritur të aplikojnë, duke dërguar CV-në në e-mailin [email protected]
Për intervistim do të ftohen vetëm kandidatët potencialë.
Afati i aplikimit deri më 10 gusht 2023.
Adresa: Rruga Mbretëresha Teutë, Mitrovicë.











