Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Veriu, shembulli i Humollit: Rugovës i thoshin mos lufto, ndërsa CIA e mbështeste luftën në takime me Xhavit Halitin

07/11/2022 - 21:18
në Lajme
A A
Veriu, shembulli i Humollit: Rugovës i thoshin mos lufto, ndërsa CIA e mbështeste luftën në takime me Xhavit Halitin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Duke folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli ka thënë se është i bindur që Qeveria e Kosovës ka një plan për ta menaxhuar këtë situatë.

Ai, duke iu kthyer viteve të paraluftës, ka sugjeruar që ndërkombëtarë mund të përçojnë mesazhe të përziera në situata si kjo. Sipas Humollit, përderisa ish-presidentit Ibrahim Rugova ndërkombëtarët i thonin të mos luftohej, CIA e kishte mbështetur luftën në takime me Xhavit Halitin.

“Po nisem prej praktikës së viteve ’90. Rugovës i kanë thënë mos me luftu. Në të ’97-ën, Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, ka pasur takime me mekanizma të ndryshëm të shteteve perëndimore që e kanë mbështetë luftën tonë. Xhavit Haliti ka pasur takime me CIA-n që e kanë mbështetur luftën. Derisa ata neve na kanë mësuar që të luftojmë për vendin tonë, kurse politikës së Rugovës i kanë thënë me nejtë”, ka deklaruar Humolli në Pressing të T7.

Humolli ka thënë se ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill nuk mund të përkujdeset për shqiptarët nga Beogradi. Sipas tij, ai i kishte kërkuar ish-presidentit Rugova që të shëtiste nëpër Kosovë në vitin 1998 në vend se t’i sugjeronte që ta nis luftën.

“Në këtë situatë ka dalë e vërteta. Lufta e UÇK-së ka bërë që ne sot ta kemi një ambasadë amerikane këtu, e Hilli me u përkujdes për shqiptarët prej Beogradit. Ne e dimë që Hilli në ’98, Rugovën e ka pas qitë për të shëtitur në Kosovë në kohë lufte. Ai është dashur t’i sugjerojë Rugovës që lufta është një mekanizëm që të çon drejt paqes e çlirimit. Në rrethanat në të cilat jemi, jam i bindur që Qeveria ka program për hapat mëtutje. Në këto hapa nuk është e drejtë me ndërhy se çka po bën sot e çka po bën nesër”, ka thënë tutje Humolli.

Sipas mendimit të Humollit, amerikanëve nuk mund t’iu bëhesh aleat duke mos repsketuar veten.

“Nëse ne nuk e respektojmë veten, ne nuk bëhemi aleat të amerikanëve, por telash për të. Në këto rrethana duhet të sillemi me kompetencë, ashtu siç na ka besuar populli. Demokracia është qysh na ka mësuar perëndimi”, ka deklaruar ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë