Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Verma në Beograd: Sanksionet kundër NIS-it synojnë Rusinë, jo Serbinë

11/01/2025 - 12:52
në Lajme
A A
Verma për vizitën në Shqipëri, Kosovë e Serbi: Do ta riafirmojë angazhimin e ShBA-së për Ballkanin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara (SHBA) kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) synojnë Rusinë, jo Serbinë, tha Richard Verma, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, të shtunën në Beograd.

“Nuk do të ketë pasoja ekonomike për Serbinë nëse pronësia ruse e NIS-it hiqet. Rusia nuk po investon në të ardhmen e Serbisë, sepse fitimet që ajo realizon nga NIS nuk investohen në Serbi. Ndryshimi i strukturës së pronësisë do të kontribuojë në më shumë paqe në rajon”, tha Verma në një konferencë të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Ai theksoi se NIS-i është një nga 2.000 kompanitë në pronësi ruse ndaj të cilave SHBA ka vendosur sanksione.

“Qëllimi është të hiqet pronësia ruse nga këto kompani. Ne do ta ndihmojmë Serbinë t’i diversifikojë burimet e saj të energjisë dhe të jetë e pavarur në këtë drejtim”, shtoi Verma.Vuçiq deklaroi se fakti që sanksionet ndaj NIS nuk kanë për qëllim Serbinë është “ngushëllim i dobët”.“Sipas llogaritjeve të para, rreth 30 vende janë prekur nga këto sanksione në mënyra të ndryshme – ose subjekte nga ato vende – por kudo bëhet fjalë për asetet, kapitalin dhe interesat ruse”, tha Vuçiq në konferencë.Ai deklaroi se Serbia ka nevojë për pak më shumë kohë për t’i sqaruar pasiguritë në lidhje me sanksionet e fundit të SHBA-së kundër Rusisë, të cilat prekin gjithashtu edhe NIS-in, dhe për këtë arsye bisedimet me Moskën do të shtyhen.“Duhet ta dimë saktësisht se cilat janë kushtet, dhe pastaj do të mund të flasim me palën ruse për gjithçka. Do të ketë naftë, benzinë, të gjitha derivatet, por ne nuk do ta konfiskojmë pronën e dikujt; ne do ta paguajmë çmimin”, tha Vuçiq.Industria e Naftës e Serbisë u sanksionua nga Departamenti i Financave i Shteteve të Bashkuara më 10 janar, pasi është nën pronësinë e kompanisë ruse Gazprom Nefta.Të premten, Vuçiq tha se bëhet fjalë për “sanksione të rënda dhe serioze” dhe se kërkohet “largimi i plotë i Rusisë nga pronësia e NIS-it”.NIS-i u përfshi në listën e gjashtë kompanive që “janë në pronësi ose kontrollohen, veprojnë ose dyshohet se veprojnë për ose në emër të, drejtpërdrejt ose tërthorazi, Gazprom Nefta”.NIS është kompania e vetme në Serbi, e cila merret me kërkimin, prodhimin dhe rafinimin e naftës dhe me prodhimin e gazit natyror.Kompania shtetërore ruse, Gazprom Neft, ka shumicën e aksioneve në NIS që nga viti 2008, ndërsa nga viti 2022, aksione ka edhe kompania e saj mëmë, Gazprom.

Gjithsej, ato kanë 56.15 për qind të aksioneve, kurse 29.87 për qind janë në pronësi të Serbisë.Pjesa e mbetur u takon qytetarëve, punonjësve, ish-punonjësve dhe aksionarëve të tjerë më të vegjël.Gazprom Neft është nën sanksionet evropiane dhe amerikane, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, por prodhuesi më i madh në botë i gazit, Gazprom, nuk i nënshtrohet embargos së vendeve perëndimore.

JU REKOMANDOJMË

Kurti në ditën e Pavarësisë së Francës: U jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme
Lajme

Kurti në ditën e Pavarësisë së Francës: U jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme

14/07/2025 - 22:28
Dënimet me burgim për rastin “Veteranët”, reagon OVL e UÇK: Vendim i papranueshëm në aspektin juridik e logjik
Kryesore

Dënimet me burgim për rastin “Veteranët”, reagon OVL e UÇK: Vendim i papranueshëm në aspektin juridik e logjik

14/07/2025 - 22:07
Gorani për Osmanin dhe deklaratat për Trump: Presidentja nuk ka pasë haber çka po flet
Kryesore

Gorani për Osmanin dhe deklaratat për Trump: Presidentja nuk ka pasë haber çka po flet

14/07/2025 - 21:46
Ambasadori francez i bën thirrje liderëve: Gjeni kompromisin për të dalë nga ngërçi politik
Lajme

Ambasadori francez i bën thirrje liderëve: Gjeni kompromisin për të dalë nga ngërçi politik

14/07/2025 - 21:32
Krasniqi e njofton emisaren e MB-së për “qëndrimet e PDK-së t’i dhënë zgjidhje situatës”
Kryesore

Krasniqi e njofton emisaren e MB-së për “qëndrimet e PDK-së t’i dhënë zgjidhje situatës”

14/07/2025 - 20:51
Mbyllet pishina e Gërmisë, kjo është arsyeja
Lajme

Mbyllet pishina e Gërmisë, kjo është arsyeja

14/07/2025 - 20:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dënohen të akuzuarit për rastin “Veteranët”, përfshirë ish-kryeministrin Çeku – lirohet nga akuza Nuredin Lushtaku

    Dënohen të akuzuarit për rastin “Veteranët”, përfshirë ish-kryeministrin Çeku – lirohet nga akuza Nuredin Lushtaku

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • AAK nuk e kandidon Pal Lekajn për kryetar të Gjakovës, pritet sabotimi i kandidaturës së Ardian Gijinit?!

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kusari për Leonardin: Nuk njoh person që vrasjen e motrës apo ndonjë tragjedi tjetër e ka menaxhuar më me njerzillëk se ai

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kryeziu: Grenell është i pasaktë, Osmani e tha të vërtetën – ky njeri e informoi Trumpin për kërcënimin ndaj Kosovës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gjyqtari i Speciales: Mund të japim edhe dënime me burg të përjetshëm

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë