Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Versioni final i Aneksit e paraqet marrëveshjen obligative edhe pa nënshkrim, gjithçka të përfundojë në mars 2024

20/03/2023 - 15:34
në Kryesore, Lajme
A A
“Asociacion apo vetëmenaxhim, Kurti u zotua ta formojë atë brenda 30 ditësh, pa asnjë përfitim”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Më duhet ta pranoj se fillimisht ne propozuam një aneks më ambicioz dhe më të detajuar, fatkeqësisht palët nuk arritën dot një marrëveshje në këtë propozim të detajuar”, tha Josep Borrell, përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, në konferencën për media pas negocimit 12 orësh të shtunën.

Aneksi i pajtuar në Ohër të Maqedonisë së Veriut në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç u publikua më pas me 12 pika, por Bashkimi Evropian – siç e tha shkurt Borrell – kishte propozuar aneksin edhe me afate kohore të zbatimit të neneve veç e veç dhe afatin e përgjithshëm ku do të mund të konkludohej se marrëveshja u implementua në tërësi.

Nga pjesa që ka parë Albanian Post, versioni i propozuar është që për çdo hap, “BE do të ketë rol të udhëheqësit, lehtësuesit, por edhe të arbitrit të procesit”.

Ideja, sipas versionit final të aneksit, është që “deri në fund të vitit 2023 të vihen në zbatim të gjitha pikat e marrëveshjes”.

Ndërsa, “pjesa më e madhe e marrëveshjes duhet të jetë e implementuar ose në hapa seriozë të implementimit deri në mes të vitit 2024”.Kjo për arsye se në marsin e vitit të ardhshëm do jetë samiti i radhës i Bashkimit Evropian dhe aty të raportohet se marrëveshja e arritur një vit më parë është zbatuar e plotë.

Marrëveshja në Ohër nuk është nënshkruar dhe perëndimorët, siç e tha në një deklaratë edhe i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar, as nuk e kanë kërkuar nënshkrimin, sepse me versionin final të aneksit një nga elementet kryesore është sqarimi se “Marrëveshja është obligative, me ose pa nënshkrim”.

Gjithashtu, versioni final i aneksit, “zyrtarizon normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe marrëveshjen finale ligjërisht të obligueshme (paragrafi 1 i nenit 6 të marrëveshjes themelore) si kusht zyrtar për anëtarësim në BE për Serbinë dhe Kosovën”.

Paragrafi i parë i nenit 6 të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit të Raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë thotë se “Ndërsa Marrëveshja aktuale përbën një hap të rëndësishëm normalizimi, të dyja palët do të vazhdojnë me një shtysë të re procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja, i cili duhet të çojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve të tyre”.

Po ashtu, versioni final i aneksit “konfirmon obligimin e të dyja palëve për të respektuar të gjitha nenet e marrëveshjes bazë”.
Rrjedhimisht, Kosova nuk mund më t’i bëjë bisht nenit 7 dhe 10 të marrëveshjes bazë (obligimi për Asociacionin dhe vetëmenaxhimi evropian) kurse Serbia nuk mund t’i bëjë më bisht neneve 1 deri në 4, që përbëjnë atë që është cilësuar si njohja de facto.

Në gjithë këtë procedurë implementimi, rolin kryesor do ta ketë vetë Bashkimi Evropian, që do të udhëheqë me atë që është planifikuar në nenin 10 të marrëveshjes bazë – “Palët do të krijojnë një Komitet të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj Marrëveshjeje”.
Hapat e mëtejmëPërveç aneksit me datat fikse të zbatimit të neneve të marrëveshjes së 27 shkurtit, Bashkimi Evropian ka saktësuar edhe hapat e mëtutjeshëm drejt zbatimit të marrëveshjes.

Në ditët në vazhdim, burimet e Albanian Post tregojnë se do të plotësohen edhe disa pika me rëndësi.

E parë në radhë është Samiti i krerëve të BE-së ku “Bashkimit Evropian do ta fuqizojë marrëveshjen në fuqinë e ligjit për të gjithë procesit e mëtejmë integrues të Serbisë dhe Kosovës”.

Më pas, “BE do ta formojë një ekip të fuqishëm përreth Miroslav Lajçak”.

“Ky ekip do ta ketë për detyrë implementimin e marrëveshjes. Ekipi do të ndajë nenet e marrëveshjes në grupime logjike dhe secili grupim do ta ketë grupin përkatës të punës. Këto grupe të punës do të hartojnë plane konkrete zbatimi për secilin element të marrëveshjes. Këto plane zbatimi do t’i prezantohen palëve për komente”.

Pastaj, njësoj si me 27 shkurt dhe me 18 mars, “BE do të ofrojë variantin më të drejtë (the fairest version) dhe palët do të kenë shumë pak hapësirë manovrimi”.

Plani është që pjesa më e madhe e marrëveshjes duhet të jetë e zbatuar ose në faza shumë serioze konkrete zbatimi deri në mes të vitit 2024.

BE nuk do të jetë monitoruesi i vetëm i procesit të zbatimit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatët e tjerë, dhe sidomos shtetet e fuqishme të BE-së, “do të qëndrojnë fuqishëm prapa Lajçak-ut dhe ekipit të tij deri në implementimin e plotë.

Gjithashtu, në hapat e ardhshëm, do të konkretizohet më shumë ajo që është përmendur në aneksin e publikuar në pikën 7, ku thuhet se “BE-ja do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditëve për të krijuar një paketë investimi dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë”.

Por, “asnjë disbursim nuk do të ndodhë përpara se BE-ja të përcaktojë se të gjitha dispozitat e Marrëveshjes janë zbatuar plotësisht”.

Nëse BE konstaton se nuk janë plotësuar dispozitat e marrëveshjes në plotëninë e tyre, atëherë do ketë “pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset përkatëse të anëtarësimit të tyre në BE dhe ndihmën financiare që ata marrin nga BE”.

Përkundër se një proces i udhëhequr nga Bashkimi Evropian, nga ajo që ka parë Albanian Post, bëhet e qartë se “SHBA do të jetë e përfshirë intenzivisht në këto fusha të implementimit: themelimi i Asociacionit dhe integrimi euroatlantik i Kosovës, por edhe i Serbisë”.

Madje, përtej konfirmimeve zyrtare në aneks, “SHBA i ka garantuar Serbisë themelimin e Asociacionit, në shkëmbim të konstruktivitetit”, por gjithashtu edhe Kosovës “i ka garantuar rrugën drejt NATO-së, pra përkujdesje të veçantë në çdo hap të procesit, në shkëmbim të konstruktivitetit”.

Të gjitha këto do të sqarohen më tej, kur të konrektizohet plani i zbatimit brenda 30 ditësh, sic është paraparë në aneks nga ekipet që do udhëhiqen nga ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak.
Organizimi i saktë i afateve, përcjellur me shpërblime apo pasoja, janë garanca e ndërkombëtarëve që pikat e marrëveshjes do të zbatohen dhe nëse nuk ndodhë zbatimi i planifikuar, do të jetë e lehtë të drejtohet gishti te fajtori.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë