Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Veseli për sulmin në Banjskë: Nuk e kanë bërë klanet por shteti serb, armët ishin pajisje ushtarake

23/10/2023 - 18:04
në Lajme
A A
Veseli për sulmin në Banjskë: Nuk e kanë bërë klanet por shteti serb, armët ishin pajisje ushtarake
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ushtaraku i FSK-së, Afrim Veseli, ka deklaruar se sulmin në Banjskë të Zveçanit nuk e kanë bërë klanet, por shteti serb.

Në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për përfshirjen e grupit kriminal të Novi Sadit në sulmin terrorist në Banjskë, Veseli ka thënë se llojin e armatimit që posedonte grupi terrorist nuk mund ta sigurojë pa ndihmën e ushtrisë.

“Lloji i armatimit, nuk i posedojnë grupet kriminale, as në Serbi, as Kosovë, as diku tjetër, ato janë pajisje ushtarake. Komandant i krejt operacioneve është Aleksandër Vuçiq dhe Aleksandër Vulin. Ne në luftën tonë për çlirim kemi blerë armë edhe prej serbëve, por diçka të tillë nuk kemi mundur të sigurojmë, këto veç kur shteti dëshiron t’i japë atëherë ti mundesh t’i posedosh. Sulmin nuk e kanë bërë klanet, por shteti serb”, tha ai.

Sipas tij, është e rëndësishme që ky grup terrorist ishte i organizuar nga Serbia.

“Në Kosovë dhe politikën e vendit është irrelevante se a kanë ardhur nga Novi Sadi apo nga Rashka, për ne është e rëndësishme që ajo njësi paraushtarake ka qenë në mënyrë të organizuar nga Serbia. E dyta, këtë organizim nuk duhet ta zbresim në një klan mafioz që po ekzistojka në Novi Sad apo diku tjetër. Për ne është e rëndësishme që politika jonë, diplomacia jonë të thotë që Serbia ka organizuar sulmin në Kosovë”, shtoi ai.

Në anën tjetër, Murat Mehmeti, ish-hetues policor, teksa është pyetur se grupi i serbëve të Kosovës, a kanë bërë investime në Novi Sad aq sa ndikoi edhe në përzgjedhjen e kryetarit të komunës atje, Mehmeti thotë se nuk dyshon në këtë.

“Sigurt edhe largimin e të tjerëve, ka presion të madh qytetar, është çështja për ndërtimin e hapësirave, kanë qenë interesa të tjera të korridoreve dhe ka pasur edhe një kanosje ku serbët e Kosovës e kanë kërcënuar vëllanë e Vuçiqit. Ka burime jo shumë publike”.

Sipas tij, armët nuk janë vjedhur dhe i njëjti sulm ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, nuk është bërë pa inteligjencën ushtarake të Serbisë.

“Armët janë të viteve të fundit të prodhuara, jam i sigurt që nuk kanë mundur të merren, sepse askund nuk është raportuar vjedhje të depove. Me siguri, dikush u ka dhënë armët, kjo punë nuk është bërë pa inteligjencë ushtarake të Serbisë”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë