Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vështirë të dokumentohen krimet e luftës – ekspertët kërkojnë që Instituti të jetë autonom

30/10/2022 - 11:25
në Kryesore, Lajme
A A
Vështirë të dokumentohen krimet e luftës – ekspertët kërkojnë që Instituti të jetë autonom
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

23 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, dokumentimi me fakte dhe prova i krimeve të kryera nga serbët ndaj popullsisë shqiptare po shihet si proces i vështirë.

Ekspertët e kanë cilësuar këtë çështje si të lënë anash nga institucionet për shumë kohë. E në anën tjetër, ata e mirëpresin krijimin me ligjit të Institutit për hetimin e krimeve të luftës.

Profesori i të Drejtës Penale, Ismet Salihu, i cili kishte udhëhequr një institucion të tillë vite më parë, por që ishte mbyllur me vendim të Qeverisë, thotë se nga krijimi i këtij instituti pret shumë, duke marrë parasysh punën që do të zhvillohet aty. Mirëpo, ai shtoi se ky Institut duhet ta ketë një status të veçantë e të jetë autonom.

“Opinioni i Kosovës pret shumë nga ky Institut. Në Kosovë janë kryer krime të shumta nga forcat serbe, madje këto krime janë më të rënda se ato që janë kryer pas luftës së dytë botërore. Ky institut, së shpejti duhet të themelohet dhe sa më shpejt të rekrutohet stafi i duhur dhe t’i krijohen kushtet optimale”, tha Salihu.

“Ky institut duhet ta ketë një status të veçantë, jo pranë zyrës së kryeministrit, por të jetë autonom siç është Instituti i Historisë, Albanologjisë. Duhet ta ketë autonominë e vetë dhe t’i krijohen kushtet optimale. Ky Institut në 5 vitet e ardhshme duhet të punojë intenzivisht, t’i mbledhë të gjitha evidencat, provat për vrasjet, për torturat, për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore dhe për krimin më të dhimbshëm e te ndjeshëm për dhunimet”, deklaroi ai.

Salihut tha se Kosova është vonuar në themelimin e Institutit sepse ka kaluar një kohë e gjatë pas luftës dhe shumë prova janë zbehur, e disa edhe kanë humbur.

“Jemi vonuar në themelimin e këtij Instituti, mandej jemi vonuar shumë për shkak të neglizhencës së pushtetarëve tonë, prandaj duhet sa më shpejt të themelohet ky institut. Ka kaluar një kohë relativisht e gjatë, tani po bëhen gati 23 vite nga përfundimi i luftës, shumë prova janë zbehur, shumë prova kanë humbur”.

Ndwrkohw, Bekim Blakaj, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, tha se me kalimin e kohës, hetimi dhe procedimi para gjykatave të krimeve të luftës është bërë edhe më i vështirë.

Madje sipas tij, shumica e provave janë zhdukur dhe kryesore në këto procese gjyqësore po mbesin dëshmitë e dëshmitarëve.

“Tashmë 23 vite kanë kaluar prej kur janë kryer ato krime të tmerrshme, shumica e provave janë zhdukur. Nuk mund të flasim më për prova fornezike, po për fat të keq edhe dokumentacionet nuk janë mbledhur, arkivat nuk janë gjurmuar edhe shumë dokumente të cilat mund të përdoreshin janë zhdukur. Kështu që në shumicën e rasteve barra kryesore në këto procese gjyqësore po mbetet te dëshmia e dëshmitarëve. Ata që kanë mbijetuar janë provat kryesore në këto procese. Me kalimin e kohës edhe kujtesa e këtyre dëshmitarëve zbehet e për fat të keq shumica e tyre edhe kanë ndërruar jetë tashmë”, tha Blakaj.

Sa i përket themelimit të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës nga Qeveria e Kosovës me ligj, Blakaj tha se është koha e fundit që të tentohet dokumentimi i të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës.

“Është në proces të themelimit Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës, i cili po themelohet me një ligj të veçantë, edhe unë po shpresoj, me qenë se po krijohet, si i tillë, pra agjenci në kuadër të Qeverisë mirëpo më një ligj te veçantë”.

“Është koha e fundit që të tentohet që të dokumentohen të gjitha krimet e kryera gjatë luftës. Po shpresoj, meqenëse ka një vullnet politik nga kjo qeveri, që do të fuqizohet instituti me të gjitha resurset e nevojshme”. /EO

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë