Në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, në krye me rektorin Alush Musaj janë mbajtur zgjedhjet studentore, në të cilat ka marrë pjesë vetëm një organizatë studentore shkruan Veriu info.
Madje, kishte edhe reagime të shumta ditëve paraprake për këtë proces, i cili u quajt i montuar dhe “komunist” nga organizatat studentore që nuk u certifikuan.
Si pasojë e marrjes pjesë në zgjedhje studentore të vetëm një organizatë, numri i pjesëmarrësve në to ishte shumë i ulët, me çka vihet në pikëpyetje legjitimiteti i tyre, raporton Veriu info.
Nga rezultatet e publikuara shihet se vetëm 24, 41% ishte numri i pjesëmarrësve në këto zgjedhje, për shkak se vetëm një organizatë u çertifikua për ta mbajtur procesin zgjedhor.
Veriu info ditë më parë ka publikuar një lajm që ka të bëjë me procesin zgjedhor në të cilat u raportua për një kurdisje me organizatën e afërt me menaxhmentin, fjala është për organizatën “Fjala Studentore”./Veriu info













