Drejtori i Klinikës Gjinekologjike e Obstetrike, Jakup Ismajli ka bërë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti janë kryer 2 142 lindje, mbi 210 më shumë se vitin e kaluar.
Ismajli ka shtuar se nga ky numër, 824 lindje janë kryer me prerje cezariane, kjo ngase sipas tij, në pandemi janë referuar shumë raste nga spitalet regjionale.
“Për tre muajt e parë të këtij viti janë 2 142 lindje dhe krahasuar me tre muajt e parë të vitit të kaluar kemi diku 215 deri në 216 lindje më shumë se tre muajt e vitit të kaluar. Nga kjo shifër që e cekëm 824 lindje janë me prerje cezariane. Kjo shifër është pak më e lartë duke e pasur parasysh se gjatë kohës së pandemisë kemi një referim të pacienteve të cilat kanë nevojë për ndërhyrje operative nga spitalet regjionale të Kosovës”, ka thënë ai për eo.
Tutje, ai theksoi se janë të furnizuar mjaftueshëm me barna dhe material shpenzues.













