Me fillim nga ora 09:30 Organizata e Veteranëve të Luftës do të mbajë një protestë para Kuvendit të Kosovës në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen në Projektligjin për Pagën Minimale.
Protesta do të mbahet para se të nis seanca e Kuvendit e cila pritet të fillojë nga ora 10:00, ku parashihet të shqyrtohet tërheqja e mjeteve nga Trusti.
Para protestës veteranët e Degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Vushtrri kanë filluar mobilizimin për protestë.
Klan Kosova ju sjell pamje pak momente para nisjes për në Prishtinës.
Në protestën e mbajtur më 6 qershor pati edhe tensionim të situatës ku ka pasur edhe përleshjes mes protestuesve dhe policisë.












