Deputetët e Kuvendit të Kosovës akoma nuk e kanë filluar seancën plenare, e cila kisht për të nisur nga ora 11:00.
Në parlament shihet një numër i vogël i deputetëve dhe ministrave.
Ndërkohë, nga ora 10:00 jashtë objektit të këtij institucioni janë duke protestuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata janë duke tentuar të hyjnë me forcë në Kuvend, policia ndaj tyre ka përdorur edhe gaz lotjsellës.













