Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet LDK-së që paralajmëroi prishje të koalicionit

28/07/2022 - 12:01
në Kryesore, Lajme
A A
Vetëvendosje i kundërpërgjigjet LDK-së që paralajmëroi prishje të koalicionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila e ka quajtur “të pavlefshme” deklaratën e Arben Gashit, homologut të saj nga Lidhja Demokratike, i cili të mërkurën paralajmëroi prishjen e koalicionit qeverisës në vjeshtë.

Në një intervistë televizive të mërkurën, Gashi i LDK-së tha se janë të paktën tetë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje të cilët dëshirojnë t’i bashkëngjitën Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kusari-Lila për Paparacin ka thënë se nuk ka asnjë informatë të kësaj natyre, derisa ka thënë se nuk ka pasur shprehje të vullnetit e as paknaqësi nga deputetët e LVV-së.

“Skam asnjë informatë të asaj natyre, nuk ka pasur as shprehje të vullnetit as pakënaqësi të dikujt në grup për me qenë kjo deklaratë e vlefshme, nga ana jonë pra situate është në rregull”, ka thënë Kusari-Lila.

Megjithatë dje ka pasur përplasje ndërmjet deputetes Duda Balje dhe atij të LVV-së Armend Muja, pasi që ky i fundit ka kërkuar përjashtimin e deputetes Balje nga Komisioni Hetimor për Energjinë.

Por, për ta sqaruar tërë situatën e krijuar deputetja Balje ka thënë të mërkurën se po e pret kryeministrin Albin Kurti që të kthehet nga SHBA-ja për të diskutuar çështjen e koalicionit.

Balje ka thënë se ajo nuk është punëtore e VV-së, por sipas saj, kjo përplasje nuk do të ndikojë që të prishet koalicioni mes partisë së saj dhe VV-së, duke thënë se çfarë ka thënë dhe tentuar Muja, është veçse mendim i tij.

“Unë nuk jam punëtore e VV-së, jam deputete dhe kam mendimin tim personal. E respektoj partnerin e koalicionit, ka disa momente, p.sh kodi civil, trusti, tash në komision hetimor për mua nuk është e logjikshme…. kam mendimin personal. Ata po duan me më zëvendësua mua me dikë tjetër nga grupi parlamentar multietnik. Taman puna me prishë koalicionin për shkak të mendimit të Armend Mujës. Kurrë, ai është mendim i tij personal”, ka deklaruar ajo.

Ligjëvënësi Gashi të mërkurën deklaroi se në vjeshtë do të ketë një rritje të opozitë-bërjes së LDK-së.

Në këtë periudhë kohore, ai shtoi se Qeveria Kurti 2 mund të bie nga pushteti, teksa nuk dha detaje tjera.

“Deri në zgjedhjet lokale, ka qenë ideja që ne me duhet të shohim se si të rikthehemi dhe stabilizohemi. E para, qeveria i ka marrë 50 për qind të votave, duhet të ia lëmë një kohë atyre të qeverisin, të jemi proaktiv dhe propozues për çdo temë. Albini na ka thonë unë i kom 70 deputetë, mendoj se koha e Kurtit për një qeverisje komode, i ka skaduar. I ka bërë dy vjet qeverisje”, theksoi Gashi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë