Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se vullneti politik i qytetarëve është shprehur qartë në zgjedhjet e fundit, duke i cilësuar rezultatet si fitore plebishitare.
Sipas LVV-së, ajo dhe partnerët e saj kanë dalë të parët në 24 komuna të Kosovës, ndërsa në të gjitha komunat është shënuar rritje e votave krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit.
LVV ka theksuar gjithashtu se fitore e jashtëzakonshme është arritur edhe në votën e mërgatës.










