Para pak minutash ka ndodhur një aksident me fatalitet në Mitrovicë.
Veriu.Info merr vesh se viktimë e aksidentit është një 5 vjeçar.
Lajmin e ka konfirmuar për Veriu.Info zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
Aksident trafiku me fatalitet
Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën ” Shaban Polluzha” Në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biciklist . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biciklisti i moshes pesë (5) vjeçare”, tha Zahiti.













