Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vëzhguesi i PE-së i tronditur: Askund nuk e kam parë atë që pashë në zgjedhjet në Serbi

21/12/2023 - 09:32
në Kryesore, Lajme
A A
Vëzhguesi i PE-së i tronditur: Askund nuk e kam parë atë që pashë në zgjedhjet në Serbi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kam vëzhguar shumë zgjedhje, por ato të mbajtura në Serbi ishin larg çdo standardi evropian, tha deputeti socialist dhe demokrat Andreas Shider, i cili ishte edhe anëtar i misionit të Parlamentit Evropian që vëzhgoi zgjedhjet në Serbi. Ai mendon se do të ishte e nevojshme të bëhet një hetim ndërkombëtar, ose së paku të përsëriten zgjedhjet në Beograd, por në kushte të reja.

Shider tha për se dita e zgjedhjeve në Serbi ishte shumë specifike dhe se vëzhguesit e huaj tashmë ishin të informuar nga misioni parazgjedhor se kushtet nuk ishin të barabarta, se presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Partia e tij Progresive Serbe ishin të përfaqësuar në mënyrë disproporcionale në mediat shtetërore, ndërkohë që opozita kishte akses të kufizuar, si dhe se njerëzit silleshin në zgjedhje nga jashtë.

“Ne pamë sërish fletëvotime fantazmë, dëgjuam se në Beograd u sollën 50 mijë njerëz, pamë fotografi në rrjetet sociale, njerëzit fotografuan fletët e votimit, kishim dëshmi për blerje votash”, tha eurodeputeti.

Prandaj, përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, siç tha ai, kërkojnë nga autoritetet serbe sqarimin e ngjarjeve të zgjedhjeve, e ndoshta edhe hetimin e pavarur.

Shider shprehu besimin e tij se të paktën në zgjedhjet në Beograd, rezultati do të ishte ndryshe nëse zgjedhjet do të ishin organizuar më mirë dhe do të kishte pasur më pak mashtrime.

“Së pari, më lejoni të jem i qartë, kjo nuk është në përputhje me standardet evropiane, kjo është larg çdo standardi. Kam vëzhguar shumë zgjedhje, këto janë larg standardeve me të cilat jemi mësuar. Ata që kanë pushtetin dhe kontrollin mbi këto zgjedhje po bëjnë një punë të keqe dhe nuk po punojnë në interes të vendit të tyre”, tha Shider.

Ai po ashtu ka rikujtuar se Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian janë shumë kritikë ndaj procesit zgjedhor në Serbi dhe kjo, siç paralajmëroi, ka një ndikim negativ në negociatat për anëtarësim në BE.

Ai shtoi megjithatë se në Serbi është problem i madh të kryhet një hetim i pavarur dhe i hapur, sepse ndarja në shoqëri është e thellë, dhe sistemi gjyqësor dhe media shtetërore nuk janë mjaftueshëm të pavarura.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë