Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Video ekskluzive: Polici Murat Latifi që u arrestua për lidhjet e tij me familjen Gërbeshi, gjuante me armë zjarri në aheng

04/09/2025 - 14:14
në Lajme
A A
Video ekskluzive: Polici Murat Latifi që u arrestua për lidhjet e tij me familjen Gërbeshi, gjuante me armë zjarri në aheng
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Është arrestuar pjesëtari i njësisë speciale të Policisë së Kosovës, Murat Latifi.

I njëjti, po dyshohet që vazhdimisht i ka furnizuar me informacione anëtarët e familjes Gërbeshi, të cilët kanë qenë të dyshuar nga policia për përfshirje në vepra të ndryshme kriminale.

Sipas raportimeve, Murat Latifi po dyshohet që në një rast e ka transportu me veturën e tij një anëtar të familjes Gërbeshi që ishte në kërkim nga policia, duke ia mundësu kështu arratisjen.

Me të gjitha këto veprime, Murat Latifi po dyshohet se ka kryer disa vepra penale si: “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” për të cilën mund të dënohet 6 muaj deri në 3 vjet, pastaj “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” për të cilën mund të dënohet nga 1 deri në 8 vjet dhe “Ndihmë kryersëve pas kryerjes së veprës penale” për të cilën mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vite, varësisht prej rastit.

Gazetari Oqean Dërmaku, ka siguruar edhe disa pamje ekskluzive, ku Murat Latifi shihet duke shtënë me armë zjarri në një aheng dhe pastaj në një lokacion tjetër.

Sipas pamjeve, ani pse dikush tenton të pengojë Muratin për të shtënë me armë zjarri, i njëjti e vazhdon qefin e tij duke rrezikuar edhe jetën e atyre që kanë qenë të pranishëm në aheng.

Sipas burimeve të Gazetës Nacionale, Murat Latifi ka mbajtur raport shoqëror dhe është shoqëruar publikisht me anëtarë të familjes Gërbeshi, të cilët kanë qenë nën hetime nga policia.

Ai dyshohet se ka pasur raport shoqëror edhe me Tahir Gërbeshin, i cili edhe sot vazhdon të jetë në arrati dhe në kërkim nga policia.

Ky nuk është rasti i parë kur zyrtarë policor dalin të jenë “të fortit” e qytetit, duke i mbështetur dhe duke u mbështetur normalisht nga grupe kriminale të forta.

Kujtojmë që në rastin e fundit që ndodhi në qytetin e Gjilanit, ku Mefail Shkodra, i dyshuar për disa vepra penale, qëlloi për vdekje tre persona në një kafene në mes të ditës. Mefail Shkodra, bashkë me dy djemtë e tij që ishin në rast, gjendet ende në arrati dhe po kërkohet nga policia.

Por, tek kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës sygjeroi suspendimin e katër zyrtarëve policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan.

Katër policët që u suspenduan, janë Bekim Sabedini, Ardian Demiri, Metush Arifi dhe Shaban Hajdaraj.

Ky rast mori vëmendjen edhe nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili urdhëroi IPK-në për të kryer hetime pas vrasjes së trefishtë në Gjilan, për të parë nëse ka pasur polic të përfshirë në këtë rast.

Por, pse duhet gjithë këto reagime dhe veprime nga institucionet të vijnë vetëm kur ndodhin rastet e rënda?

Për këto çështje që lidhen me familjen Gërbeshi në vazhdimësi ka raportuar Gazeta Online Veriu.info, duke sjellur rrëfime dhe detaje ekskluzive të ngjarjeve.

Veriu kishte raportuar për sulmin ndaj Liridon Osmanit, i cili u rrah brutalisht nga siç thotë ai njerëz të familjes Gërbeshi.

Po ashtu kemi raportuar edhe për sulmin me armë ndaj shtëpisë së Liridon Osmanit pak kohë pas rrahjes brutale.

Vushtrriasi që u rrah brutalisht në sy të vajzës së tij, tregon kush janë sulmuesit – rasti konfirmohet edhe nga Policia (VIDEO)

VIDEO | Sulmohet me kallashnikov shtëpia e Liridon Osmanit në Vushtrri, u rrah rëndë nga persona me maska para 1 muaji

JU REKOMANDOJMË

Haxhi Avdyli i shkon për “përhajr” në zyrë Dimal Bashës: Shquhet për energji pozitive dhe qëndrime të hapura e të prera
Lajme

Haxhi Avdyli i shkon për “përhajr” në zyrë Dimal Bashës: Shquhet për energji pozitive dhe qëndrime të hapura e të prera

04/09/2025 - 17:46
Nuk u zgjodh deputet por po i realizon premtimet, kush është ky politikan i ‘rrallë’ në Kosovë? (Video)
Lajme

Nuk u zgjodh deputet por po i realizon premtimet, kush është ky politikan i ‘rrallë’ në Kosovë? (Video)

04/09/2025 - 17:21
LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale merr vendim për Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun
Kryesore

Dokument: Roja që u bë prokuror në Hagë kërcënonte fizikisht krerët e UÇK-së, Thaçi krahasoi Specialen me regjimin e Putinit

04/09/2025 - 17:18
A do marrë pjesë Edi Rama në protestën e sotme kundër Gjykatës Speciale?
Lajme

Samiti për Ukrainën i mbledh liderët e shteteve perëndimore në Paris, merr pjesë edhe Rama

04/09/2025 - 17:08
Shaip Kamberi pritet të jetë edhe për një mandat tjetër deputet në Parlamentin e Serbisë
Lajme

Kamberi: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve duhet të bëhet pjesë e bisedimeve Serbi-BE si problem i të drejtave të njeriut

04/09/2025 - 16:46
Njësisë Speciale Operative i shtohen 48 pjesëtarë të rinj
Kryesore

Njësisë Speciale Operative i shtohen 48 pjesëtarë të rinj

04/09/2025 - 16:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • EKSKLUZIVE: Bastiset shtëpia e policit të Njësisë Speciale, Murat Latifi, ja çfarë u konfiskua nga aty (DETAJE)

    EKSKLUZIVE: Bastiset shtëpia e policit të Njësisë Speciale, Murat Latifi, ja çfarë u konfiskua nga aty (DETAJE)

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Video ekskluzive: Polici Murat Latifi që u arrestua për lidhjet e tij me familjen Gërbeshi, gjuante me armë zjarri në aheng

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Ky është zyrtari policor i NjSO-së që u arrestua mbrëmë- dyshohet se bashkëpunonte me familjen Gërbeshi

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Ky është pjesëtari i Njësisë Speciale që u arrestua mbrëmë në Mitrovicë, dyshohet se bashkëpunoi ngushtë me familjen Gërbeshi

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Pamje ekskluzive: Momenti kur mbrëmë gjuajti me armë një person para market “Dielli” në Mitrovicë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë