Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në fshatin Pasomë ku persona të panjohur kanë vjedhur pjesë metalike të rrjetit të turbinave të erës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Rastin e ka lajmëruar në polici përgjegjësi për mirëmbajtjen e rrjetit.
Raporti i plotë policor:
Fsh. Pasomë, Vushtrri NN – NN. Ankuesi mashkull kosovar (përgjegjës për mirëmbajtje të rrjetit) me 05.05.2023 ka raportuar se, pas inspektimit në teren ka vërejtur se persona të panjohur në dy javët e kaluara, nga pesë shtylla të përçuesve të rrymës (nga rrjeti i turbinave me erë) kanë vjedhur pjesë metalike të shtyllave në vlerë rreth 5000 €. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.












