Drejtoresha e një shkolle fillore në Shtime, ka raportuar për vjedhjen e tetë llaptopëve.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se gjatë ditës së djeshme drejtoresha ka raportuar se nga person-a të panjohur është kryer vjedhja në kabinetin e biologjisë.
Sipas njoftimit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet.
Raporti i plotë:
Fsh. Carralevë, Shtime 20.01.2023 – 08:28. Ankuesja femër kosovare drejtoreshë e shkollës fillore ka raportuar se person-a të panjohur, nga kabineti i biologjisë kanë vjedhur 8 (tetë) llaptop. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet.












