Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vitia në Olive, gruaja e Dalipit në Avicena – Si po afrohen pushtetarët me spitalet private

07/10/2022 - 17:07
në Kryesore, Lajme
A A
Vitia në Olive, gruaja e Dalipit në Avicena – Si po afrohen pushtetarët me spitalet private
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pushtetarët e qeverisjes “Krejt dhe Drejt”, të kritikuar për shpërfillje të shëndetësisë publike, gjatë këtyre 18 muajve pushtet kanë shfaqur interesim të jashtëzakonshëm për sektorin privat.

I njohin mirë biznesmenët e shëndetësisë private dhe përfitojnë nga afarizmi i tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

Vetëm gjatë 18 muajve kanë ndodhur dy raste që faktojnë afërsinë e pushtetarëve të Kurtit me biznesmenë që drejtojnë spitale e klinika private.

Është rasti i famshëm i Arben Vitisë me spitalin “Olive”, si dhe rasti i Luan Dalipit me klinikën “Avicena”.

Dy njerëzit më të afërt të Kurtit janë përfshirë në një raport përfitimi financiar me biznesmenët e spitaleve private.

Kurti është i njoftuar me këtë.

Ndonëse njerëzit e tij të besueshëm kanë raport përfitimi me biznesmenët e shëndetësisë private, Kurti shëndetësinë publike kishte vendosur që ta linte në duartë e Rifat Latifit, një prej ministrave më të dështuar viteve të fundit.

Gazeta Insajderi sjell historinë e krijimit të raporteve të afërta me biznesmenët të dy prej njerëzve më të afërt të Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës.

Punësimi i bashkëshortës së Luan Dalipit te biznesmeni i arrestuar për teste të COVID 19

Një gëzim tjetër në familjen e njeriut të besueshëm të Kurtit, Luan Dalipit, kishte ndodhur shumë pak kohë pasi ai mori pozitë të fuqishme në Qeverinë “Krejt dhe Drejt”.

Gruaja e tij u punësua në klinikën “Avicena”.

Duket se ky ishte lajm i gëzueshëm edhe për pronarin e klinikës “Avicena”, Driton Shuki.

Ai kishte vuajtur në vitin 2020 para se të vinte në pushtet Qeveria Kurti. Ishte arrestuar dhe kishte bërë disa netë gjumë në qendrën e paraburgimit. Ai ishte arrestuar nën dyshimin se ka bartur mostra dhe rezultate të testeve.

Gjatë kontrollit atij Policia e Kosovës i pati gjetur një listë me emrat e 50 qytetarëve ku figuronin edhe rezultatet e testeve për COVID-19.

Mirëpo, pas punësimit në “Avicena” të bashkëshortes së Luanit të Albinit Kurtit nuk është raportuar më asnjëherë që afaristi Shuki të jetë bezdisur ndonjëherë nga autoritetet.

Besohet se i arrestuari i dikurshëm ka bërë jetë të qetë prej kohës që është ngjitur në pushtet Albin Kurti, shefi i burrit të bashkëpunëtores së tij në “Avicena”.

Pas punësimit në klinikën “Avicena”, të bashkëshortes së tij, Eva Myrtaj Dalipi, Luan Dalipi njoftoi se të ardhurat e saj u rritën shumë.

Për derisa në vitin 2021, sipas asaj që ka deklaruar Dalipi në Agjencinë Kundër Korrupsion, bashkëshortja e tij ka punuar në dy klinka private nga ku ka marrë në total pagë vjetore prej 15 mijë e 600 eurove, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndërsa gjatë këtij viti Eva Dalipi, vetëm nga “Avicena” si mjeke merr pagë vjetore 14 mijë e 400 euro.

Paga duket se iu rrit edhe në klinikën tjetër Croatian klinik ku punon – ajo nga 6 mijë euro sa kishte pagën vjetore, tash merr 18 mijë euro. Ndërsa në klinikën e tretë ku punon Eva Dalipi vazhdon ta marrë pagën e njëjtë sikur vitin e kaluar 9 mijë e 600 euro në vit.

Punësimi i Arben Vitisë në Olive

Ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, pasi e humbi garën për kryetar të Komunës së Prishtinës, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka nisur një rrugëtim të ri jashtë politikës.

Ai është punësuar si menaxhar në laboratorin privat “Olive”, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndonëse u fol gjatë se do të jetë drejtor i kësaj klinike, Vitia nuk u deklarua asnjë herë për rrugëtimin e ri që do merrte, pavarësisht pyetjeve të gazetarëve.


Pozita e Vitisë në laboratorin “Olive” u bë e ditur në muajin maj, gjatë hapjes së një dege të këtij laboratori në Mitrovicë. Arben Vitia mbajti fjalim si menaxheri i ri i laboratorit.

“Investimi i bërë këtu ka disa parametra të domosdoshëm për të garantuar shërbime të sigurta. Nga aspekti teknik dhe infrastrukturor, por edhe me profesionistët shëndetësorë, plotëson kushtet e një qendre shëndetësore bashkëkohore, që plotëson shërbimet për pacientët duke pasur në vëmendje standardet evropiane të shërbimeve shëndetësore”.

“Ndaj jam i nderuar që jemi këtu bashkë në hapjen e kësaj qendre, e cila do të jetë vlerë e shtuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore sa më cilësore për qytetarët e Mitrovicës, por jo vetëm”, ka thënë Vitia.

Por rreth punësimit të Vitisë në “Olivë” dhe pagës që merr aty është folur edhe në kuvendin e Kosovës.

U tha se paguhet me pagë të majme prej 5 mijë eurove. Rreth kësaj madje, një deputet e pati pyetur ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin, nëse punësimi i Vitisë në “Olive” përbën konflikt interesi pasi gjatë kohës së tij si ministër ky laborator kishte marrë licencë për teste PCR.

“A është kjo konflikt interesi pasi ajo kompani është licencuar për PCR nga Ministria e Shendetësisë. Sipas ligjit për parandalimin e Konflikt interesit zyrtari i lartë nuk ka të drejtë të punësohet ose të emërohet deri në dy vite pas përfundimit të funksionit publik.”, pyeti deputeti Haxhiu, shkruan Insajderi.

Por ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, që dje dha zyrtarisht dorëheqje nga kjo pozitë, se nëse punësimi i ish-ministrit përbën shkelje të ligjit do të merren organet kompetent.

“Kjo pyetje është jashtë konformiteti tim. Por nëse është konflikt interesi organet kompetente merren me to. Ndërsa unë mendoj që secili qytetar i Republikës ka të drejt të punojë aty ku ka dëshirë, qoftë në sektorin privat apo shtetërore”, tha ministri Latifi.

Derisa Arben Vitia, kur u thirr nga gazetarët tha se deklaratat e Haxhiut i konsideron tendencioze, por prapë kishte refuzuar të përgjigjet për pagën e tij të në detyrën e re në sektorin privat.

“… në cilën kohë është licensuar laboratori edhe kur ka filluar punën edhe për çfarë testesh është licensu edhe në kohën e kujt është licensu. Kështu që, për besë, nuk kam koment. Nuk kam reagim, ka kohë që nuk reagoj ndaj deklaratave të z. Haxhiu. Janë të pavërteta dhe tendencioze”, ishte shprehur Vitia./Gazeta Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë