
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale.
“Në gusht të vitit 2023 ka hyrë në fuqi Ligji për Çmimin e produkteve medicinale, përcakton çmimet e produkteve medicinale për qarkulluesit e licencuar farmaceutik me shumicë dhe pakicë në Republikën e Kosovës. Për zbatimin e këtij ligji Ministria ka paraparë edhe planin e veprimit.
Ky ligj përcakton sigurimin me kosto të përballueshme të produkteve medicinale të nevojshme dhe efikase për qytetarët dhe institucionet e Republikës se Kosovës. Llojet e çmimit të produkteve mediciale, sipas neneve të këtij ligji që përcaktohen nga Komisioni janë: çmimi me shumicë, çmimi me shumicë për produkte gjenerale, çmimi me pakicë, çmimi me pakicë për produkte gjenerike”, ”, tha Vitia.










