
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për një vjedhje të rëndë që kishte ndodhur në fshatin Qabër të Zubin Potokut në nëntorin e vitit të kaluar, raporton Gazeta Online Veriu.info.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë policor:
VJEDHJE E RËNDË
Fsh.Qabra, Zubin Potok, 05.11.2021-20:35. Lidhur me rastin me date 17.01.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim te prokurorit është liruar ne procedurë të rregullt.












