
Pas votimit për liberalizimin e vizave të Kosovës nga PE, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Krasniqi ka mirëpritur liberalizimin e vizave ndonësë sipas tij është proces i vonuar.
“Vendimi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, edhe pse shumë i vonuar, është mëse i merituar e i mirëseardhur”, shkroi kryetari i PDK-së.
Krasniqi ka shtuar se urimet sot qytetarët e Kosovës.
“Prandaj, para se gjithash, sot urimet i meritojnë qytetarët tanë. Shpresoj që ky vendim të hyjë në fuqi sa më parë”, deklaroi Memli Krasniqi.
Pas votimit për liberalizimin e vizave, atë duhet t’a nënshkruajnë përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, si Komisioni Europian, Këshilli Evropian, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Europian. Më pas, do të publikohet në Gazetën Zyrtare.












