Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vlera e koeficientit të pagave/ Vjen lajmi i fundit nga SBASHK-u

18/01/2023 - 09:31
në Kryesore, Lajme
A A
Zhvillime pozitive/ Rrahman Jasharaj: Nëse Qeveria reflekton në vikend mund të arrihet marrëveshja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ligji i Pagave u miratua në Kuvend.

Ky ligj u dekretua edhe nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Ndërsa nga Qeveria kanë thënë se i njëjti do të hyjë në fuqi nga 1 shkurti.

Por, pavarësisht kësaj ajo që vazhdon t’i shqetësojë punëtorët e sektorit publik vazhdon të jetë vlera e koeficientit, shkruan Front Online.

Qeveria Kurti ende nuk e ka bërë të ditur këtë të fundit, për çka ka marrë kritika edhe nga opozita e po ashtu edhe nga sindikatat.

Kurse, është thënë se vlera e koeficientit do të bëhet e ditur këtë muaj.

Ky premtim i Kurtit po vazhdon t’i lë në shqetësim të gjithë punëtorët, e po ashtu edhe ata të arsimit.

Kështu ka thënë për Front Online, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj.

“Nuk kemi asnjë informacion zyrtar se sa do të jetë vlera e koeficientit. Kjo mungesë e këtij informacioni na ka lënë edhe neve në stres. Uroj të jetë së paku ajo që është përfol ajo vlera 120 euro”, është shprehur Jasharaj për Front Online.

Sipas Jasharajt, vlera më e lartë se 120 euro do të ishte e mirëpritur nga ta, por thotë se shpreson që së paku të jetë 120 e jo nën këtë shifër.

“Ne do të ishim të lumtur sikurse vlera të jetë më e lartë, por të jetë së paku 120 sepse kemi bërë analiza që 120 euro e bën një lëvizje të pagave që besoj se do të ishte e pranueshme edhe për punëtorët në çerdhe, për ata të arsimit para universitar dhe për të tjerët”, ka deklaruar ai, për Front Online.

I, pyetur se a do ta kundërshtojnë këtë ligj nëse vlera e koeficientit do të jetë nën 120 euro, ai ka thënë se do të reagojnë, duke shtuar se përderisa ligji është dekretuar nuk kanë hapësirë për ndonjë veprim sindikal.

“Ne do të reagojmë dhe do ta shprehim pakënaqësinë tonë, por po them se vet fakti që është votuar në parlament dhe vet fakti që është dekretuar nuk ka në hapësirë për ndonjë veprim sindikal lidhur me Ligjin e Pagave, por ajo që dihet vlera e koeficientit do të jetë e njëjtë për të gjithë dhe pastaj të shohim si do të rrjedhin çështjet por uroj që edhe Qeveria Kurti ta bëjë më të mirën e mundur ngaqë besoj se edhe ata kanë mësuar mjaftë nga ajo greva që ishte dhe besoj që Qeveria nuk do të bëjë më veprime që do të krijonin shqetësime dhe tensione as në arsim e as në sektorët tjerë”, është shprehur Jasharaj.

Sipas Ligjit për Buxhetin e vitit 2023, i cili u miratua në dhjetor të vitit 2022, totali i përgjithshëm i buxhetit për paga në sektorin publik do të jetë 745 milionë euro.

Ligji për Pagat në Sektorin Publik është miratuar më 22 dhjetor 2022.

Ndërsa, pas dekretimit nga presidentja, ky ligj është publikuar në gazetën zyrtare.

Më 30 qershor të vitit 2020, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Sipas vendimit, ligji nuk ishte në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës./Front Online

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë