
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka kritikuar Serbinë për qëndrimin e saj në lidhje me luftën që Rusia ka nisur në Ukrainë.
Von Cramon, përmes një postimi në Tëitter tha se pret që udhëheqësit serbë ta dënojnë luftën brutale që po ndodh në Rusi.
Ajo tutje shtoi se Serbia duhet edhe të përafrohet me sanksionet e BE’së ndaj Rusisë, përderisa është vend kandidat për BE.
Në postimin e saj Cramon shpërndau tabloidet serbe ku janë të mbushura me dezinformata nga Rusia.
‘’ Fushatat e dezinformimit nga Rusia fluturojnë lehtësisht në tabloidet serbe. Si një kandidat për #BE, pres që udhëheqja në Serbi të dënojë atë luftë brutale të Rusisë në Ukrainë dhe të përafrohet me sanksionet e BE. Ky është minimumi që ne kërkojmë’’, shkroi Von Cramon.
Kujtojmë se presidenti serb nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, derisa fluturimet nga Beogradi në Moskë kanë vazhduar deri tani anipse nga presidenti serb është kërkuar të reagoj e të distancohet nga përkrahja për Rusinë.












