Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Von Cramon: Shpresoj që deri në fund të vitit të liberalizohen vizat

09/07/2022 - 12:56
në Lajme
A A
Von Cramon me dy kërkesa për Kosovën e një për Serbinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Votimin e rezolutës dy ditë më parë në Parlamentin Evropian që bënte thirrje për njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë, raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon e vlerëson shumë pozitive, ngase është hera e parë që insistohet në këtë çështje, ndonëse nuk është e tillë në raport me Kosovën.

“Jemi krenar që kemi bërë një veprim të tillë dhe ky është një sinjal që do ta citoja kancelarin tonë që “është e qartë që nuk është kompromis, por rezultat, një e arritur”, deklaroi Von Cramon.

Tutje, ajo theksoi se shpreson se do të arrihet një zgjidhje, që kjo të jetë më e hershme, që integrimi në BE të arrihet pas këtij dialogu.

Në pyetjen se si do të parashikonte vijimin e procesit, në rast se Vuçiqi nuk merr parasysh këtë rezolutë, raprotuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian theksoi se deklaratat e Vuçiqit nuk e befasojnë, sepse intersimi i tij është që vendi i tij të integrohet në BE dhe, në fund, shpresojmë që të jetë më atraktiv, të shohim një bindje se Serbia e Kosova mund të arrijnë këtë rezultat.

Sanksione ndaj Moskës

Ndërsa lidhur me sanksionet e Serbisë ndaj Rusisë, Von Cramon tha se nëse Serbia dëshiron të jetë vend anëtare në BE, ajo duhet të vendosë në cilën anë do të përcaktohet. Lidhur me këtë, Von Cramon sqaroi se Vuçiq ka kërkuar hapësirë dhe kohë, gjë që ne e kuptuam, por, shtoi ajo, ne presim se deri në ç’pikë duhet të arrijë kjo.

”BE ka kërkuar që përfundimisht të afrohet me politikën e BE-së. Ky do të jetë një prej kushteve. Nuk është se varet nga unë se kur do të kthejë Serbia anë kundrejt Rusisë. I kemi thënë që kjo tashmë është e vonuar dhe duhet të përafrohesh me politikën e me sigurinë e BE-së”, theksoi Viola von Cramon.

Më tej ajo shtoi se duhet përqendruar edhe në reformat e brendshme, të mos fokusohemi vetëm tek sanksionet ndaj Rusisë.

Dialogu Kosovë- Serbi

Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, tha se kemi pasur marrëveshje që janë arritur, sikundër ajo për njerëzit e pagjetur, për energjinë, etj.

”Kjo është një e arritur e madhe. Do të dëshironim të shihnim më shumë dhe duhet gjetur kompromis dhe për këtë jam optimiste se do të arrijmë rezultate në muajtë vijues, siç e kërkon edhe Lajçak, gjatë mandatit të tij të arrihet përmbyllja e dialogut”, u shpreh Von Cramon.

Liberalizimi i vizave

Sa i përket për liberalizimin e vizave, Viola von Cramon tha se shumica e vendeve evropiane e mbështesin Kosovën për këtë çështje.

Ajo më pas përmendi edhe francezët dhe holandezët, të cilët ajo po ushtron ”trysni ” që t’i bindë që të mbështesin Kosovën në këtë aspekt, ndonëse, siç tha ajo, ata duan vetëm fakte shtesë, jo pengesë.

Pos kësaj Viola von Cramon foli edhe për integrimet në KE e BE, sipas të cilës duhet të tregohemi të vëmendshëm në hapat që duhet të ndërmerren, sepse janë 5 shtete mosnjohëse që mund të shkaktojnë pengesa.

“Shpresoj që deri në fund të vitit të hiqen vizat”, shtoi raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, në intervistën dhënë në “Lajmet e fundit “, në RTK.

Më tej ajo foli edhe për nismat rajonale, më konkretisht për “Ballkanin e Hapur”, e cila tha se më gjithëpërfshirëse është “Procesi i Berlinit”.

Përveç këtyre çështjeve, Von Cramon foli edhe për luftën në Ukrainë, sipas të cilës, atje është një situatë dëshpëruese, që po luftohet për mbrojtje të vlerave evropiane.

”Është fatkeqe që çështjet nuk u çuan pëpara për Ballkanin Perëndimor”, theksoi ajo.

Në fund ajo foli edhe për pasivizimin e adresave të popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës, e cila theksoi se do të shikohet më tutje se pse po veprohet kështu vetëm ndaj shqiptarëve atje, pra që të mos ketë diskriminim ndaj shqiptarëve.

“Do të shikojmë më tutje se pse po veprohet kështu vetëm ndaj shqiptarëve atje, pra do të interesohemi që të mos ketë diskriminim ndaj shqiptarëve atje”, tha në fund të intervistës raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë