Raportuesja për Kosovën, Viola von Crmaon, ka shpërndarë në profilin e saj në platformën “X” një artikull të “Balkan Insight”, ku citon ish-anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë konfirmuar ekzistencën e një “ushtrie digjitale” për të shpërndarë informacione dhe për të targetuar qëndrimet e kundërta, shkruan Gazeta Express.
Von Cramon, ka thënë se në të vërtetë “ushtria digjitale” e Lëvizjes Vetëvendosje e kufizon lirinë e shprehjes.
“Faleminderit për këtë pjesë të rëndësishme. Më të vërtetë ushtria digjitale e Vetëvendosjes kufizon lirinë e shprehjes”, ka shkruar Von Cramon.
The growing use by Balkan governments, including Kosovo’s, of ‘digital vigilantes’ to smear and harass critics and opponents online is contaminating the digital space and eroding press freedom.
Read more 👇https://t.co/GZKVj5VnAX pic.twitter.com/2Z1b4Sx12C
— Balkan Insight (@BalkanInsight) March 26, 2024












