Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Votohet Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, Memli Krasniqi: Krenar që PDK i ka prirë këtij procesi

08/06/2023 - 17:23
në Lajme
A A
Krasniqi: Krenar me qeverisjen komunale të PDK-së!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas votimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, është shprehur se kjo është reforma më thelbësore zgjedhore që ka ndodhur në vendin tonë.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndjehet krenar që PDK i ka prirë këtij procesi.

“Sot, pas një pune tejet të rëndësishme dhe profesionale nga Komisioni për Reformë Zgjedhore, i udhëhequr nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, me konsensus të të gjitha partive parlamentare, është miratuar Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. Pa asnjë mëdyshje, kjo është reforma më thelbësore zgjedhore që ka ndodhur në vendin tonë në mbi një dekadë, e për të cilën jam tejet krenar që PDK e ka udhëhequr si proces”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së tha se në Ligjin e ri janë adresuar rekomandimet e misioneve vëzhguese të BE-së, të KQZ-së dhe të organizatave të shoqërisë civile.

Ai ka falënderuar për ndihmën dhe mbështetjen e këtij procesi edhe partnerët ndërkombëtarë, Bashkimin Evropian, SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, OSBE-në, etj.

“Reformat dhe lehtësirat në votim e proces adminsitrativ janë rrënjësore dhe do ta bëjnë diferencën në zgjedhjet e radhës – duke mundësuar një proces zgjedhor edhe më demokratik, më transaprent dhe më me integritet. Për mërgimtarët tanë, kemi lehtësuar procesin e regjistrimit të tyre, duke u krijuar mundësinë që të votojnë nëpër ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës, por edhe që të dërgojnë fletëvotimet e tyre përmes postës në shtetet ku jetojnë – duke eliminuar shpenzimet e shumta që ata kanë pasur deri sot përmes dërgimit të fletëvotimeve në Kosovë”, tha Krasniqi.

Sipas ligjit të ri, votuesit në vendin tonë, qysh në zgjedhjet e përgjithshme të radhës, do të kenë mundësi të votojnë deri në dhjetë kandidatë, nga pesë sa kanë pasur deri tash, duke u dhënë më shumë mundësi për të zgjedhur përfaqësuesit që ata dëshirojnë.

“Për të rritur transparencën dhe për të eliminuar dyshimet dhe parregullsitë, votat për deputetë do të numërohen nën monitorim të shtuar nëpër qendra komunale të numërimit dhe jo në vendvotime, ku do të numërohen vetëm votat për subjektet politike”, tha Krasniqi.

Ligji i ri për zgjedhjet ka edhe shumë ndryshime dhe lehtësira të tjera thelbësore, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, që ata të kenë mundësi ta ushtrojnë pa vështirësi të drejtën e tyre të votës.

“Faleminderit shumë për punën dhe kontributin e jashtëzkonshëm Abelardit, si udhëheqës i këtij procesi, deputetit Elmi Reçica, si anëtar i Komisionit dhe ekspertëve të tjerë të PDK-së, të angazhuar në këtë proces, Betim Gjoshi, Faton Fetahu, Ilir Gashi e Arianit Elshani. Urime të gjithë qytetarëve!”, tha Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë