Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka votuar në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë.
Ai në një prononcim për media tha se dita e zgjedhjeve është gjithmonë ditë feste, po ashtu ai ftoi të gjithë qytetarët për të votuar.
“Është ditë e mirë, është ditë e bukur, është ditë e demokracisë dhe në këtë ditë ftojë të gjithë qytetarët që të marrin pjesë masivisht në vendosjen e fatit të tyre për katër vitet e ardhshme të tyre dhe Republikës së Kosovës. Është ditë feste dita e zgjedhjes është gjithmonë festë”, ka thënë Abdixhiku.











