Teksa në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet seanca për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, situata jashtë objektit është tensionuar.
Protestuesit, të cilët po kërkojnë miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen, kanë nisur të hedhin mjete piroteknike në drejtim të policisë.

“Votoni ligjin, votoni ligjin”, janë dëgjuar duke brohoritur protestuesit.

Ndërkohë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dalë me vetura në parkingun pranë Kuvendit, teksa protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të tyre.













