Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vrasja e 41 vjeçarit në Fushë Kosovë, ky është versioni i të dyshuarit sipas avokatit

13/02/2023 - 12:58
në Kryesore, Lajme
A A
Vrasja e 41 vjeçarit në Fushë Kosovë, ky është versioni i të dyshuarit sipas avokatit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Arsim Hamiti 41-vjeçar është privuar nga jeta me thikë të dielën në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë. Lidhur me rastin janë ndaluar dy persona të dyshuar, A.M., dhe L.B., të dy nga 26 vjeç.

Shefqet Hasimi, avokati i L.B., i dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit Arsim Hamiti ka treguar versionin e 26-vjeçarit se çfarë tha ai në stacionin policor për vrasjen e mbrëmshme. Sipas të dyshuarit L.B., ai dhe shoku i tij A.M., nuk janë njohur më parë me viktimën.

I dyshuari, ka deklaruar në stacionin policor se viktima kishte tentuar ta hapte në parking veturën e tij të marrë me qera dhe sipas tij, kur e ka parë këtë ngjarje e ka thirrë shokun e tij dhe e kanë takuar viktimën ku pas përleshjes fizike ngjarja ka përfunduar me vrasjen e 41-vjeçarit.

Versionin e të dyshuarit e ka treguar për Gazetën Express avokati i tij, Shefqet Hasimi.

“Sipas deklarimit të tij ky e ka marrë një veturë me qera edhe e ka lënë në parking ka thënë e kam pa një person duke tentuar me hap derën edhe ka ikë nga vendi i ngjarjes, ky e ka thirrë shokun e tij, hajde se kam problem me njërin, ai prej Orlloviqit ka ardhë shpejt e shpejt janë bë bashkë, qysh ka deklaru e kanë pritë rreth 20 minuta derisa u dalë në një rrugë, ju kanë lëshu me një veturë, janë fjalos janë grushtu, edhe ai (shoku i tij) e ka nxjerr thikën e ka mbyt në vend. Ai qysh tha sjemi njoftë më herët, rastësisht ka ndodhë. Ashtu është deklaru”, tha avokati Hasimi për Express.

I pyetur nëse të dyshuarit i kanë ofruar ndihmë viktimës pas therjes me thikë, avokati tha:

“Nuk i kanë oftu ndihmë dhe kanë ikë nga vendi i ngjarjes….Pra, sipas tij ka dashtë me hap veturën derën e shoferit edhe i ka bërtitë ka ikë, e ka thirrë shokun e vet e kanë pritë, u dal ai dhe ja kanë marrë edhe jetën”, u shpreh ai.

Rasti në polici është hapur si “vrasje e rëndë”, teksa janë ndaluar për 48 orë personat, A.M., dhe L.B., të dy nga 26 vjeç.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha për Express se të dyshuarit janë dërguar në mbjatje për 48 orë, ndërsa është sekuestruar edhe thika që dyshohet se është përdorë në këtë rast.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy (2) persona, të dyshuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja”, sipas KPRK-së. Të njëjtit ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa trupi i pajetë është dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit.Gjithashtu, me urdhër të prokurorit është sekuestruar mjeti i mprehtë (thika), e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast”, tha Ulaj për Express.

Tutje, ajo shtoi se prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij akti.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë