Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vrasja e dy vëllezërve në Malishevë, i dyshuar ende në arrati: Çka dihet deri tash?

06/11/2025 - 17:30
në Lajme
A A
Pamje nga vendi i ngjarjes, ku dhëndri vrau dy vëllezërit në fshatin Golluboc të Malishevës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një vrasje e dyfishtë sot në Malishevë e ka tronditur Kosovën.

Dy vëllezër të moshës madhore janë vrarë me armë zjarri në fshatin Gullubovc të të Malishevës.

Ajo që dihet deri me tani është së i dyshuari kryesor është dhëndri i dy viktimave.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka bërë me dije se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë gjendet ende në arrati.

“Sikurse jeni njoftuar deri më tani kemi të bëjmë me një vrasje të rënd, vrasje të dyfishtë ku kemi të bëjmë me dy viktima. Kryesi i kësaj vepre penale është ende në arrati dhe policia së bashku me prokurorinë është duke ndërmarrë të gjitha masat që sa më shpejt të identifikohet dhe të sigurohet prezenca e tij”, ka thënë Gashi.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje për lidhjet familjare.

“Tani për tani nuk mund të japim këto informata, sepse duhet të bëhet verifikimi i këtyre informatave pastaj të dalim me një njoftim zyrtar, me qëllim që të jenë informatat më ta sakta.”, ka thënë ai, duke treguar se viktimat dhe i dyshuari kanë lidhje familjare.

Prokurori Gashi ka thënë se ende është herët të flitet për motivet e kësaj vrasje.

“Në mes vete kanë raporte familjare, por motivi ende nuk e dimë saktësisht. Kështu që, pasi t`i marrin të dhënat tjera më të sakta, atëherë do të dalim me një komunat zyrtare”, ka thënë Gashi.

Kurse, pas ndodhjes së rastit, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, ka thënë për Nacionalen se motivi i kësaj vrasje të dyfishtë dyshohet të jetë një fjalosje paraprake.

Ai ka treguar se motivi i kësaj vrasje të dyfishtë dyshohet të jetë një fjalosje paraprake.

“Është një vrasje e dyfishtë, viktimat janë dy vëllezër. I dyshuari është dhëndër i tyre. I njohur për Policinë, nga një fshat në Drenas, për momentin është në kërkim. Arma është gjetur në vendin e ngjarjes. Motivi dyshohet për një fjalosje mes tyre”, ka thënë Graishta.

Të afërmit e viktimave kanë treguar se të dy vëllezërit kishin ardhur nga mërgimi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tyre.

Sipas tij, vrasja ka ndodhur në hyrje të oborrit derisa vinin ende njerëz për ngushëllime.

“E pamja ishte kryer para tre ditësh, por ende vinin njerëz për me ngushëllu. Ai erdhi për me e marrë gruan, u kthye dhe i vrau në prag të shtëpisë. Kjo ta këputë shpirt. Edhe babën para pak ditësh e kemi pas varrosë,” ka thënë një i afërm i familjes për portalin “Sinjalin”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë