
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim për aprovimin e marrëveshjes vullnetare me të cilën është bërë pranimi i përgjegjësisë disiplinore nga prokurorja e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Stojanka Kasaloviq.
Me aprovimin e kësaj marrëveshje KPK, prokurores Kasalovic i ka shqiptuar masën disiplinore “Vërejtje publike me shkrim”.
Në vendimin e publikuar nga KPK thuhet se deri te kjo masë e shqiptuar erdhi pasi prokurorja Kasaloviq, ka bërë lëshimin e veprimeve procedurale për rastin e dhunës në familje, i cili rast kishte përfunduar me fatalitet pasi viktima L.Q ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, raporton Betimi për Drejtësi.
Kasaloviq e kishte liruar në procedurë të rregullt Skender Qerimajn, 51-vjeçarin, i cili dyshohet se më 5 janar privoi nga jeta me gjashtë plumba bashkëshorten e tij.











