Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vrasja e rreshterit në veri, Osmani niset drejt Kosovës

24/09/2023 - 08:08
në Kryesore, Lajme
A A
Vrasja e rreshterit në veri, Osmani niset drejt Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një rreshter i Policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë dhe një polic është plagosur si pasojë e të shtënave me armë nga grupet kriminale në veri të Kosovës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, në Banjska të Leposaviqit.

Presidentja Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës, duke thënë se autorët nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë.

“Vrasja e një polici dhe plagosja e një polici tjetër në veriun e Kosovës, e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe, është sulm ndaj rendit dhe ligjit në veriun e vendit, është sulm ndaj Kosovës” ka thënë Osmani.

Zyra e Presidentes ka njoftuar se shkaku i situatës së krijuar, Presidentja ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për të hënën dhe të martën në New York, dhe qysh sot do të niset për në Kosovë.

Ky është njoftimi i plotë:

Vrasja e një polici dhe plagosja e një polici tjetër në veriun e Kosovës, e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe, është sulm ndaj rendit dhe ligjit në veriun e vendit, është sulm ndaj Kosovës.

Këto sulme dëshmojnë edhe njëherë fuqinë destabilizuese të bandave kriminale, të organizuara nga Serbia, të cilat prej shumë kohësh, siç është dëshmuar edhe me sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve, po e destabilizojnë Kosovën dhe rajonin.Sulmet e organizuara kundër forcave të rendit të Republikës së Kosovës janë sulme kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Përveç dënimit të ashpër të këtij agresioni të hapur të Serbisë ndaj Kosovës, pres që aleatët tanë ta mbështesin Kosovën në përpjekjen e saj për vendosjen e rendit dhe ligjit si dhe ruajtjen e sovranitetit në çdo pjesë të Republikës së Kosovës. Familjes së policit të vrarë ju shprehim ngushëllime të thella dhe i sigurojmë se autorët e këtyre akteve terroriste nuk do të mund t’i ikin drejtësisë.

Ftoj të gjithë qytetarët, institucionet dhe subjektet politike që të qëndrojnë të bashkuar në këtë kohë kur po sfidohet hapur integriteti territorial, siguria dhe sovraniteti i Republikës sonë.Si Presidente e Republikës kam besimin e plotë në djemtë dhe vajzat tona nga Policia e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Eskalon konflikti në Prizren: Axha dhe nipi përfshihen në përleshjen me thi’ka

Eskalon konflikti në Prizren: Axha dhe nipi përfshihen në përleshjen me thi’ka
04/06/2026 - 19:21

Një incident ka ndodhur sot në Prizren në rrugën “Janina”, ku dy persona janë përfshirë në një rrahje me thika. Klankosova.tv mëson se në rrahjë kanë qenë të...

Më shumëDetails

Abdixhiku nga Obiliqi: LDK ka projektin e gazit amerikan tash e sa kohë, do ta implementojmë si prioritet nacional

Abdixhiku nga Obiliqi: LDK ka projektin e gazit amerikan tash e sa kohë, do ta implementojmë si prioritet nacional
04/06/2026 - 19:13

Kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku, nga tubimi në Obiliq foli për projektin e gazit amerikan. Ai theksoi se LDK e ka në projekt tash e sa...

Më shumëDetails

Osmani falënderon Obiliqin: Drejt 7 qershorit, me besim të plotë në fitore

Osmani falënderon Obiliqin: Drejt 7 qershorit, me besim të plotë në fitore
04/06/2026 - 18:58

Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar qytetarët e Obiliqit për pritjen që i kanë bërë. Ajo është shprehur se tani...

Më shumëDetails

William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të ftuar për masakrën e Reçakut

William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të ftuar për masakrën e Reçakut
04/06/2026 - 18:49

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 30 dhjetor 2025 ka ngritur aktakuzë, me propozim për gjykim në mungesë, ndaj 21 personave të cilët i akuzon për masakrën...

Më shumëDetails

Arrestohet një person për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik dhe falsifikimi i dokumenteve

Kërkohej nga INTERPOLI, arrestohet nga FAST-i i Policisë së Kosovës
04/06/2026 - 18:40

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë,...

Më shumëDetails

Rrahman Rama: Me qytetarët e Dragashit u pajtuam se ndryshimi i qeverisë është i nevojshëm

Rrahman Rama: Me qytetarët e Dragashit u pajtuam se ndryshimi i qeverisë është i nevojshëm
04/06/2026 - 17:54

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama, pas tubimit të mbajtur në Dragash, ka thënë qytetarët kanë vendosur t’i thonë ‘’STOP krizës’’. Rama, ka thënë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohen pamje: Momenti kur Gjesti hyn me armë në ONIMA dhe demolon gjithçka

    Publikohen pamje: Momenti kur Gjesti hyn me armë në ONIMA dhe demolon gjithçka

    209 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 52
  • 100 eurot nga Qeveria, Murati jep një njoftim shumë të rëndësishëm

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Mësohet identiteti i të rinjve nga Kosova që humbën jetën në Shëngjin

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Zana Avdiu: Isha në një tubim të PDK-së, Paulina s’pat shanse t’ia bëjë një pyetje Bedri Hamzës, u sillke si me kanë yll Hollywoodi, e jo si një politikan që i ka humbe tre palë zgjedhje

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Pse Bedri Hamza ka ‘fobi’ veriun? Jeton buzë tij, por asnjë ditë fushatë në këtë pjesë të shtetit të Kosovës

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë