Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vrasja e trefishtë në Gjilan, ku ndodhen të dyshuarit? – IPK-ja duke hetuar zyrtarët policor

26/04/2026 - 22:37
në Lajme
A A
Vrasja e trefishtë në Gjilan, ku ndodhen të dyshuarit? – IPK-ja duke hetuar zyrtarët policor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtarët e familjes Shkodra, të kërkuar për vrasje të rëndë, janë ende të pakapshëm për institucionet e drejtësisë. Derisa policia thotë se ka ndërmarr të gjitha masat, për arrestimin e tyre, IPK-ja vazhdon të mbajë të suspenduar por me pagesë, zyrtarët policor që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e tyre.

Kanë kaluar 9 muaj që nga vrasja e trefishtë në komunën e Gjilanit, ndërkohë që të dyshuarit ende nuk janë kapur nga institucionet e drejtësisë.

Mefail Shkodra së bashku me dy djemtë e tij, Edonis e Engjull Shkodra vazhdojnë të jenë të paarritshëm, derisa nga policia e Kosovës thonë se i kanë marr të gjitha veprimet e nevojshme, duke përfshirë edhe flet arrestin ndërkombëtar.

“Referuar kërkesës suaj të mëposhtme ju informojmë se lidhur me rastin Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke përfshirë edhe flet arrestin ndërkombëtar, ndërsa sa i përket çështjes së zyrtarëve policorë ju lutem që ti adresoheni IPK-së.”

E pas vrasjes që ndodhi në gusht të vitit të kaluar, në një kafene në qytet ishin aktivizuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët thanë se edhe më tutje katër zyrtarët policor vazhdojnë të jenë të suspenduar.

“Duke ju referuar kërkesës suaj gjeni përgjigjen nga IPK-ja si në vijim: Sa i përket zyrtarëve policorë IPK ju konfirmon se të njëjtit janë ende të suspenduar me pagesë dhe se kjo do të vazhdojë deri sa të jetë në interes të hetimit penal të cilin është duke e zhvilluar IPK-ja. Rasti në fjalë është ende në hetim dhe hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës janë duke kryer disa veprime hetimore në koordinim me prokurorinë kompetente.”

IPK-ja kishte rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor dhe një hetuesi nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan, një rreshter policor që ishte shef i hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës, dhe një zyrtar policor të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Gjilan.

Avokati Valdet Hoxha thotë se mungesa e bashkëpunimit juridik me shtetin e Serbisë që potencialisht mund të jetë strehë për të dyshuarit, sjellë sfida për arrestimin e tyre.

“Natyrisht që është sfidë e jashtëzakonshme edhe në rastet kur të dyshuarit mund të mos jenë brenda shtetit dhe mund të kenë kaluar kufirin atëherë sfida e radhës për institucionet e vendit tonë është edhe mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar me disa shtete ku eventualisht të dyshuarit mund të strehohen, prandaj këto janë sfidat që ballafaqohen mekanizmat kompetent, por nuk duhet të pushojnë dhe duhet të marrin veprimet që parashihen me kornizën ligjore”, ka deklaruar Hoxha.

Kompetencat për këtë rast kanë kaluar në Prokurorinë Speciale, derisa kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje, rreth hetimeve të këtij rasti.

Anëtarët e familjes Shkodra të kërkuar për vrasje të rëndë, ishin të njohur për institucionet e drejtësisë edhe për rastet e fajdeve meqë ishin arrestuar në të kaluarën, e që më pas ishin liruar./Tv Dukagjini

JU REKOMANDOJMË

Pamje nga bastisja e policisë për lojëra ilegale të fatit në lokalin “Offside 02” në Mitrovicë të biznesmenit Arbër Berani (Video)

Pamje nga bastisja e policisë për lojëra ilegale të fatit në lokalin “Offside 02” në Mitrovicë të biznesmenit Arbër Berani (Video)
26/04/2026 - 22:28

Javën e kaluar është zhvilluar një aksion i gjerë policore në kuadër të luftimit të veprimtarive të paligjshme që lidhen me lojërat e fatit në rajonin e Mitrovicës....

Më shumëDetails

LDK’ja nuk lëviz nga propozimi i Vjosa Osmanit për presidente, i thotë VV’së: Emrin e keni, a i keni 66 vota?

LDK’ja nuk lëviz nga propozimi i Vjosa Osmanit për presidente, i thotë VV’së: Emrin e keni, a i keni 66 vota?
26/04/2026 - 22:14

Shefja e Grupit Parlamentar e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku- Sadriu, ka bërë të ditur se subjekti politik që ajo përfaqëson nuk do të lëkundin propozimin...

Më shumëDetails

Momenti kur Policia i gjen dhe sekuestron 85 mijë euro në banesë këtij personi në Mitrovicës gjatë aksionit kundër lojërave ilegale të fatit

Momenti kur Policia i gjen dhe sekuestron 85 mijë euro në banesë këtij personi në Mitrovicës gjatë aksionit kundër lojërave ilegale të fatit
26/04/2026 - 21:59

Javën e kaluar është zhvilluar një aksion i gjerë policore në kuadër të luftimit të veprimtarive të paligjshme që lidhen me lojërat e fatit në rajonin e Mitrovicës....

Më shumëDetails

Momenti i arrestimit të dy personave në Skenderaj, që dyshohen për organizim të bixhozit ilegal (Video)

Momenti i arrestimit të dy personave në Skenderaj, që dyshohen për organizim të bixhozit ilegal (Video)
26/04/2026 - 21:41

Javën e kaluar është zhvilluar një aksion i gjerë policore në kuadër të luftimit të veprimtarive të paligjshme që lidhen me lojërat e fatit në rajonin e Mitrovicës....

Më shumëDetails

“Na dhatë forcë për drejtësi” – Mesazh i fortë i familjes Ademaj pas dënimit të autorëve: Femicidi duhet të marrë fund!

“Na dhatë forcë për drejtësi” – Mesazh i fortë i familjes Ademaj pas dënimit të autorëve: Femicidi duhet të marrë fund!
26/04/2026 - 20:51

Leonard Ademaj ka falënderuar publikisht të gjithë ata që mbështetën familjen pas vrasjes së motrës së tij, Liridona Ademaj, raporton GazetaBlic.Ai theksoi rëndësinë e solidaritetit të qytetarëve, mediave...

Më shumëDetails

Gruda: Për katër vite me e udhëheq PDK’ja këtë vend, e transformon

Gruda: Për katër vite me e udhëheq PDK’ja këtë vend, e transformon
26/04/2026 - 20:32

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda në një tubim në Istog dha fjalë të mëdha, në rast se subjekti i tij politik që përfaqëson e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    306 Shpërndaje
    Shpërndaje 122 Tweet 77
  • Vdes babai i këngëtarit të njohur kosovar

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Policia prej mbrëmë pranë autosallon Alberti, dyshohet për gjuajtje me armë (Foto)

    242 Shpërndaje
    Shpërndaje 97 Tweet 61
  • Pamje nga bastisja e policisë për lojëra ilegale të fatit në lokalin “Offside 02” në Mitrovicë të biznesmenit Arbër Berani (Video)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Momenti kur Policia i gjen dhe sekuestron 85 mijë euro në banesë këtij personi në Mitrovicës gjatë aksionit kundër lojërave ilegale të fatit

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë