Në gjykimin ndaj Andi Pajzitit, i akuzuar për rastin e vrasjes e 2023-tën në lokalin “Bon Vivant”, ka filluar ta jap dëshminë bashkëshortja e të ndjerit K.R., Arbnora Ramadani, e cila tha se për këtë rast nuk është intervistuar nga Prokuroria dhe as nga Policia.
“Jo nuk me kanë marrë në pyetje as Policia as Prokuroria”, u përgjigj Ramadani, në pyetjen e parashtruar nga përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokatit Flakron Sylejmani.
Ajo tha se tha se kishte komunikuar me bashkëshortin e saj, tani të ndjerin K.R 30 minuta para se të ndodhte vrasja e tij dhe se ia kishte dërguar në foto vajzën e vogël në mënyrë që të shkojë sa më shpejtë në shtëpi.
Dëshmitarja Ramadani tha se pak kohë para se të ndodhet rasti e kishte dëgjuar një komunikim të të ndjerit K.R me një person dhe se pas atij komunikimi e ka parë të shqetësuar K.R dhe se i njëjti i kishte thënë se dikush e ka dëmtuar një lokal.
“E kam bisedën me të, ka qenë 25 ose 30 minuta para se me ndodh rasti, e kam pyet e vonohesh me ka thënë më së shumti gjysmë ore”, tha Ramadani.
E njëjta deklaroi se pas një kohe nga raportimet në media e kishte kuptuar se lokali ishte dëmtuar nga tani i akuzuar Pajazit.
Të për të ndjerin K.R, dëshmitarja Ramdani tha se paraprakisht ishte pjesëtar i Trupave Mbrojtësve të Kosovës (TMK) dhe pastaj ka punuar si sigurim por se nuk e di saktë se a ka punuar në sigurim edhe të lokali “Bon Vivant”.
Ajo tha se fillimisht për plagosjen e K.R, e kishte kuptuar nga mediat.
“…se vetmi që po lufton për jetë është K. atë e kam kuptuar përmes portalit”, tha Ramadani.
Dëshmia e saj do të vazhdojë edhe në sesionin e pasdites në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 21 qershor 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Andi Pajazitit lidhur me vrasjen e 4 gushtit 2023 në lokalin “Bon Vivant”. Pajaziti ngarkohet për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” pasi që sipas Prokurorisë nga tronditja që kishte marrë prej tani të ndjerit K.R., i akuzuari pa fajin e tij dhe pa menduar për pasojat e kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë në drejtim të K.R.
Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, më 4 gusht 2023, rreth orës 23:17 në lokalin “Bon Vivant” në Prshtinë, në të cilin paraprakisht ishte i pandehuri Dukagjin Lekaj i cili gjendet në arrati, së bashku me tani të ndjerin K.R., shkon i akuzuari Pajaziti, të cilin e fton Lekaj që të ulet në tavolinën ku ishte tani i ndjeri.












