Ngjarja e rëndë mbrëmë në “Bon Vivant” ku mbeti i vrarë një person, ka tronditur gjithë Kosovën.
Ndaj kësaj ngjarje të rëndë ka reaguar edhe kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen e të vrarit mbrëmë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kllokoqi ka qenë kritik ndaj këtij fenomeni, duke thënë që gastronomia shpesheherë luan rolin e fushëbetejës për problemtikët të cilët nuk prangosen nga shteti.
Ai ka bërë apel që të veprojë ligji dhe gjykatat për personat e tillë me të kaluar kriminale, sidomos kalimi i ligjit për Armëmbajtje.
Postimi i plotë i tij:
Pikë së pari ngushëllime familjes Ramadani, jeta është e shenjtë dhe kërkush s’ka të drejtë ta marrë atë 😢
Është hera e shumtë me radhë që gastronomia luan rolin e fushë betejës të shumë problematikëve, jemi vetë ne gastronomët që jemi kujdestarë, doktorë, psikologë, policë e gjithçka tjetër për njerëzit që kanë probleme, ose që qerojnë hesape në bizneset tona (bizneset që ushqejmë veten dhe familjet prej tyre).
Problemet që i kemi prej pasluftë në Prishtinë (sidomos) kanë qenë se cili mangup ose ‘komandant’ po bën probleme më shumë edhe ku?!
Me ‘komandanta’ u rahatuam më në fund, se bonën pare, mangupat na mbetën në qafë edhe kësaj dite.
Njerz me nga 10 vepra penale enden të lirë në kryeqytet edhe gjithmonë ndër gastronomë dëgjohet llafi që ‘kur sun i ka bo kurgjo shteti çka kom me i bo UNE?’.
Zgjidhje absolute për ketë mentilatet nuk ka, minimizim të rasteve besojmë fuqishëm se po.
Apeli jonë është që gjykatat, për çka edhe paguhen, me taksa të krejt neve bashkë si shoqëri, me ushtru detyrën për çka janë të thirrur, ata vetë me zbatu ligjin, njerëzit me vepra penale me i çu në burg, policia me kriju raporte bashkëpunuese me gastronomët, me kriju mundësinë me kalu sigurimi tek njesitet sekondare të policisë, edhe kryesorja: ligji pëer ARMËMBAJTJE ME QENË PRIORITET, sa më parë me i ç’armatos ‘terminatorët’ që po e terrorizojnë krejt shoqërinë, në qendër të kryeqytetit, 200m largë stacionit kryesorë të Policisë në KOSOVË.
Prishtinë edhe një herë ta thyem zemrën, ta prishëm rendin e qetësinë me sjellje primitive,
të vnumë shaminë e zezë.
Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve të të vrarit dhe të plagosurve.













