Një person ka mbetur i vrarë pas një mosmarrëveshje në fshatin Baks të Komunës së Skenderajt dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.
Pllana deklaroi se dy të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.












