Të paktën 78 persona janë vrarë në një përplasje në një shkollë në kryeqytetin e Jemenit, Sana, gjatë një donacioni bamirësie për Ramazan dhe në prag të festës së Bajramit.
Reuters raporton se nje donacion kishte mbledhur qindra njerëz në një shkollë për të marrë donacione e që arrinin diku rreth 9 dollarë për person.
Ata që janë përgjegjës për shpërndarjen e fondeve janë arrestuar dhe një hetim është duke u zhvilluar, tha ministria e brendshme
Rebelët Houthi e kanë drejtuar qytetin që kur dëbuan qeverinë në vitin 2015.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, i cili shënohet nga një periudhë një mujore e agjërimit.
Mohamed Ali al-Houthi, kreu i komitetit suprem evolucionar të Houthi, fajësoi krizën humanitare të vendit.
Kujtojmë se Jemeni ka qenë në gjendje krize politike që nga viti 2011, kur një valë e re protestash në vitin 2011, e frymëzuar nga kryengritjet e Pranverës Arabe në Tunizi dhe Egjipt, detyroi presidentin Ali Abdallah Saleh të jepte dorëheqjen./Express












