Një ari është vrarë sot nga persona të panjohur në rrugën që të çon tek qendra e skijimit në Brezovicë.
Rasti është cilësuar si “Gjueti e paligshme” dhe është duke u hetuar.
Këto informacione i dha për Gazetën Express zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot, rreth orës 07:50 policia e stacinit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Brezovicë, rruga që çon tek qendra e skijimit, dyshohet se persona të panjohur kanë vrarë një kafshë të egër (ari). Policia e rendit e më pas policët hetues i kanë marrë masat e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin. Ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar ” Gjueti e paligshme”. Ndërsa janë njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri””, tha ai.













